Fqinji i 41-vjeçarit Elton Javori, i cili u vra ditën e sotme në Fier, ka folur për gazetarët duke treguar se 41-vjeçari ishte një dajël i qetë dhe i sjellshëm.
Për mediat, ai ka treguar se viktima jetonte me familjen e tij në lagjen “16 prilli”.
“E njoh. Djali ka qenë i mrekullueshëm, i mirë, i edukuar i sjellshëm. Se nga erdhi kjo, zoti e di. Ka familjen komplet. Si djalë i mrekullueshëm”– tha ai,
Policia ndërkaq njoftoi se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Aktualisht janë ngritur disa pika kontrolli në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit të Fierit.