Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Priscilla do të sjellë në jetë vajzën e tyre të dytë dhe Zuckerberg do të jetë sa më i pregatitur për këtë ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e tyre.
Ai do të marrë leje lindjeje, në mënyrë që të qëndrojë me Priscillën para, gjatë dhe pas lindjes. Lajmin e ka dhënë vetë Zuckerberg, sigurisht përmes Facebook-ut.
“Kur lindi Maksi, u bëra dy muaj pushim. Gjithmonë do të jem mirënjohës munda të kaloja kaq shumë kohë me të në muajt e parë të jetës së saj.
Vajza jonë e re po vjen së shpejti dhe unë kam në plan të marrë dy muaj pushim me lejen e atësisë. Këtë herë, unë do të marrë nga opsioni i Facebook për t’u larguar me pjesë. Unë do të marrë një muaj pushim për të qenë me Priscillën dhe vajzat në fillim, dhe më vonë do të kalojmë të gjithë muajin e dhjetorit së bashku gjithashtu. Mezi po pres të krijojmë atë “lidhjen” me vogëlushen e re dhe të marr Maksin në aventura.
Në Facebook, ne ofrojmë katër muaj leje lindjeje për nënat dhe baballarët, sepse studimet tregojnë se prindërit marrin kohë nga puna për të qenë me të porsalindurit e tyre, është e mirë për të gjithë familjen. Dhe jam shumë i sigurt se zyra do të jetë ende në këmbë kur të kthehem.”, shkruan themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Facebook. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2640″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post