Ylli i Real Madridit Christiano Ronaldo, para pak kohësh u bë me dy djem binjakë të sjellë në jetë nga një nënë surrogate.
Mirëpo së shpejti, ai do të bëhet sërish baba për të katërtën herë. Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez zbuluan në muajin korrik se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë sëbashku.
Së fundmi, është zbuluar edhe gjinia e foshnjës që e dashura e Ronaldos mban në bark. Këtë e ka zbuluar instruktori i Georginës ndërkohë që po mësonion salsa. Instruktori ka zbuluar se pas tre djemsh, Ronaldo do bëhet me një vajzë.
“Është kënaqësi t’ju bëjmë mësime të salsës. Jemi shumë të lumtur që i mësove hapat që në mësimin e parë. Vajza e vogël që po mban në bark do të bëhet një do të bëhet një balerinë e madhe.”, shkruante instruktori krahas një fotoje. (D.D/Shuplaka)