Njëanalizë gjaku, shumë shpejt do të bëjë të mundur diagnostikimin e 8 formave më të zëkonshme të kancerit.
Kjo do të realizohet mbi bazën e një testi të ri që kombinon analizat e ADN-së dhe të proteinave tumorale si dhe ka një besueshmëri që shkon nga 69% deri në 98% të rasteve sipas tipit të formës.
Studiuesit e “John Hopkins University” të Baltimorës, shprehen për revistën “Science”, se sigurisht nëse teknologjia do të funksionojë siç pritet, vizioni final i tyre është një test i detyrueshëm i përvitshëm që të zbulojë kancerin në fazat e para dhe të shpëtojë jetë.
Ekspertë britanikë thanë se, rezultatet e para të metodës së re janë shumë emocionuese. Megjithatë, ata pranuan se ka nevojë për më shumë punë, për të vlerësuar efektshmërinë e diktimit të tumoreve në fazat e para. Tumoret çlirojnë gjurmë të vogla të ADN-së së tyre mutante dhe proteinat që krijojnë në gjak. Analiza e re kërkon pikërisht këto, ose më saktë mutacione në 16 gjene që zhvillohen nga kanceri dhe 8 lloje proteinash që çlirohen.
Metoda e re u testua me 1.005 pacientë me kancer në vezore, mëlçi, stomak, pankreas, zorrën e trashë, ezofag, gjoks dhe mushkëri, që nuk ishte përhapur në organe të tjera. Analiza zbuloi praninë e kancerit nga shqyrtimi i gjakut në 70% të rasteve.
Shkencëtarët thonë se metoda e re është ende në përmirësim e sipër, por nëse ajo do të mundësojë zbulimin e kancerit, atëherë kur është ende e mundur të hiqet kirurgjikalisht, ndryshimi për pacientët do të ishte si nata me ditën.
(F.M/Faxweb)