Partia më e re shqiptare, Bindja Demokratike, do të regjistrohet së shpejti në Gjykatën e Tiranës pasi ka mbledhur të gjitha firmat e nevojshme.
Edhe pse në fillim u përfol se kryetare e kësaj partie do të ishte Rudina Hajdari, deputeta e opozitës së re tashmë është tërhequr duke I’a lënë vendin një tjetër ish-deputetit.
Nga burime për FaxWeb në krye të kësaj partie do të jetë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi.
E po sipas të njëjtave burime, vjen informacioni se në bordin drejtues do të jenë ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si Endira Bushati, Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi.
Edhe pse e tërhequr Hajdari, shpesh nëpërmjet reagimeve ka shprehur mbështetjen për çdo forcë të re politike, duke u dhënë kështu njerëzve diçka ndryshe nga politika aktuale 30-vjeçare.