Kryeministri i Kosovës Ramush Hradinaj ka folur sot në Parlamentin e Kosovës ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur për bisedimet që po zhvillohen me Serbinë.
Kryeminstri i Kosovës ka garantuar se nuk do të ketë as ndarje të Kosovës dhe as lëvizje të kufijve.
“I’u siguroj se nuk do të ketë as lëvizje të kufijvë as ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj ndër të tjera.
Haradinaj ka cituar edhe njëherë pjesëmarrësit në ekipin negociator, duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues, dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar.
(B.H/Faxweb)