Parlamenti do të mblidhet sot pasdite në një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e komisioneve ad-hoc për vettingun.
Opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi nuk tërhiqet nga kërkesat e saj për krijimin e një qeverie teknike, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Vendimi për mbajtjen e kësaj seance është marrë ditën e premte, kur në Tiranë ndodhej për një vizitë zyrtare shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini.
Ndërkohë nga ana e tij Kryetari i Parlamentit Ilir Meta u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare të partive që deri në orën 16:00 të kenë dorëzuar emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në komisionet ad hoc.
“Deri në orën 16:00 të dorëzohen emrat. Komisioni ad hoc do të përbëhet nga 6 deputetë, 3 shumica e 3 opozita”, qartësone Meta në letër.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, seanca e sotme do të ketë në rend të ditës:
1. Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).
2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë). (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1291″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]