10:45 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, ç’pritet të ndodhë me vendet e opozitës në Komisionet për Vettingun

07:40 | 06/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita e 13-të e protestës, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend

U bënë tashmë më shumë se dy javë që jeta parlamentare është pezulluar. Opozita ka bojkotuar Kuvendin dhe të gjitha komisionet parlamentare, nderkohë që vijon të qëndrojë në çadrën përpara kryeministrisë.

Nga ana tjetër maxhoranca duket e vendosur që të mos lëshojë pe përsa i përket kërkesës kryesore të opozitës, qeveri teknike. Koalicioni qeveritar u shpreh i gatshëm për tu ulur në tavolinë me opozitën për të biseduar por jo për të negociuar.

Ndërkombëtarët prej ditësh vijojnë me takime edhe në vendin tonë ku Reforma në Drejtësi dhe ajo Zgjedhore është një domosdoshmëri sipas tyre.

Ndërkohë që sot është parashikuar të  mbahet në Kuvend një seancë e jashtëzakonshme që nis nga ora 18:00. Sot pritet të votohet ngritja e Komisioneve ad-hock që zgjedh anëtarët e institucioneve të vettingut.

Spartak Ngjela thotë për ‘’Ora News’’ se bojkoti i opozitës nuk e bllokon proçesin, duke argumentuar se vendet vakante mund ti plotësojë PDIU, e cila rezulton e regjistruar në koalicion opozitar në KQZ. PD hedh poshte kategorikisht këtë mundësi, ndërsa përfaqësues të mazhorancës në Komisionin e posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, pranojnë se ekzistojnë hapësirat kushtetuese. 

”Vettingu  si normë kushtetuese, s’është i bllokuar, dhe nuk mund të bllokohet për faktin që një pjesë e opozitës nuk do që të marr pjesë në kuvend. Shumë e thjeshtë : praktikisht këtë të drejtë do ta shfrytëzojë plotësisht PDIU, por, edhe ata opozitarë  të tjerë që do jenë në aulën e Parlamentit dhe që nuk jan regjistruar  në KQZ në koalicionin e mazhorancës qeverisëse. PDIU është humbëse në zgjedhjet elektorale të vitit 2013. Domethënë është opozitare, deri atëherë kur ajo nuk është shrregjistruar nga një koalicion  dhe ka bërë marrëveshje parlamentare me mazhorancën aktuale për pozicionin juridik të deputetëve të sajë në Parlamen”, thotë Ngjela. 

Hapësira kushtetuese pranohet dhe nga perfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Parlmentar për reformën në drejtësi, ndërsa konfirmojnë për Ora News, se ende nuk ka një diskutim të tillë.

Por theksojnë vendosmërinë e partnerëve të SHBA dhe BE  për zbatimin e Kushtetutës për vettingun. 

Lu: SHBA dhe unë personalisht ndajmë disa nga synime e protestës aktuale, thirrjen për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, veprime më vendimtare kundër narkotikëve. Ajo që nuk ndajmë janë disa nga metodat: bojkoti i parlamentit, çfarëdo kërcënimi për të bllokuar apo bojkotuar zgjedhjet, bllokimi i reformës zgjedhore apo zbatimi i reformës në drejtësi. Sipas mendimit tim, persona seriozë nga e majta dhe e djathta duhet të kryejnë një dialog serioz lidhur me mënyrën për t’i bërë disa gjëra konkrete për të çuar përpara zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve. Mendoj se çadra mund të jetë pozitive nëse shohim përparim me synimet. Çadra mund të jetë negative nëse shohim vetëm metodat, pra bojkotimi i parlamentit apo prishja e zgjedhjeve.

Por burimet pranë Partisë Demokratike hodhën poshtë mundësinë që vendet vakante në Komisionin ad-hock,  mund të plotësohen nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet,  duke theksuar se ajo është pjesë e mazhorancës dhe përfaqësohet në kabinetin qeveritar. 

Etiketa: Kuvendseance e jashtezakonshme
Pas

Irakianët nisin ofensivën e re kundër Shtetit Islamik në Mosul

Para

Shqiptarët nisin punën për Paradën Shqiptare në New York

Para
Shqiptarët nisin punën për Paradën Shqiptare në New York

Shqiptarët nisin punën për Paradën Shqiptare në New York

Discussion about this post

 



Të Fundit

Festivali i Arkitektëve, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

Tragjike në Itali! 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.