Si deputeti më i vjetër i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berishës i takon të drejtojë seancën e parë të tij në shtator. Duhet pritur deri në mbledhjen e Kuvendit për të parë nëse do ketë papritur ndonjë refuzim, pasi fokusi i tij këto ditë vere e deri në shtator, si çdo demokrat është te PD-ja dhe zgjedhja e kryetarit të saj.
Mbledhja e parë e 140 deputetëve, nën drejtimin e Berishës do të zgjedhë kreun e ri të Kuvendit, njësoj si në çdo procedurë të viteve më parë.
Rregullorja e Kuvendit përcakton se Berisha do të ngrejë sekretariatin me 3 deputetë që do verifikojnë mandatet e 140 deputetëve. Më pas ata do të betohen.
Zgjedhjet e 25 qershorit nxorrën fitues Edi Ramën me 74 mandate dhe renditën më pas PD-në me 43, LSI-në me 19, PDIU-në me 3 mandate dhe PSD me 1 mandat të Tom Doshit. (V.G/SHUPLAKA)