Përfundon seanca për dosjen “Partizani” ku edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar mbrojtja e avokatëve të Jamarbër Malltezit.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 5 shkurt ku do vijojë pjesën e mbetur të argunemteve mbrojtja.
Avokatët kanë kërkuar pavlefshmëri totale të akteve të SPAK, ose në alternativë kthim të dosjes në Prokurorinë e Posaçme për plotësim hetimesh.
Avokati Ghokutaj tha se , “Siç posaçërisht u ndal avokati te aktet e ekspertimit, të cilat, qoftë për shkak të mungesës së licencës apo njohurive të posaçme të ekspertëve, apo të shkeljeve të rënda procedurale, përbëjnë pavlefshmëri absolute. Përjashtimi i ekspertit barazohet me përjashtimin e gjyqtarit; janë të gjitha këto kushte ligjore.
Në fund, u denoncua prapavija ligjore e këtij procesi, sepse sigurisht kjo çështje është e lidhur. Jamarbër Malltezin e akuzojnë në bashkëpunim me zotin Berisha për korrupsion të zyrtarëve të lartë, kur ai nuk ka qenë asnjëherë një zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështjeje.
Problemi është se, për shkak të mungesës së faktit penal, avokati kërkoi pushimin e gjykimit. Si alternativë, nëse gjykata nuk bindet, kërkoi kthimin e çështjes dhe vendosjen e detyrave specifike për SPAK, ndër të cilat një nga detyrat bazë është thirrja e Edi Ramës në SPAK për t’u pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet e kryera nga ai, të cilat, për hir të së vërtetës, ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori, me autorësinë e kryeministrit.