Ditën e sotme do të zhvillohet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në hetim për aferën “Partizani”.
Ndërkohë, Berisha, edhe pse ndodhet në arrest shtëpie, ka kerkuar leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.
Seanca pritet të nisë rreth orës 14:30, ndërkohë që avokatët kanë kërkuar për herë të katërt kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.