15:41 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Seanca gjyqësore e ditës së nesërme vendimtare! Ronaldo dhe Juventus, lojë për 20 mln euro

17:34 | 26/03/2023
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seanca gjyqësore e ditës së nesërme vendimtare! Ronaldo dhe Juventus, lojë për 20 mln euro

Në pritje të seancës së parë dëgjimore e parashikuar për t’u mbajtur të hënën (27 mars), hetimi i Prokurorisë së Torinos në lidhje me llogaritë bankare dhe xhirimet e bëra nga Juventusi kanë pasuruar me një kapitull të ri ku në qendër është Kristiano Ronaldo.

Gjithçka lidhet me pagesat e klubit torinez në sezonin 2020-2021. Sipas asaj çfarë ka bërë me dije “Gazzetta dello Sport”, kjo referuar dosjeve të depozituara nga gjykata, risia e radhës ka të bëjë me një përgjim, ku komunikojnë mes tyre ish-drejtuesit i Juventusit, Federiko Kerubini, krahu i djathtë i tij Paolo Morganti dhe avokati Çezare Gabasio, të cilët në një komunikim mes tyre i referohen sulmuesit portugez. Ka qenë gazeta italiane në fjalë, e cila ka siguruar dhe zbërthimin e komunikimit mes ishfunksionarëve të Juventusit dhe që mendohet se mund ta vendosin edhe më në vështirësi klubin bardhezi.

Më 20 prill të vitit 2021, Garbasio shkruan: “I pari që është shprehur i gatshëm për të firmosur është Kristiano Ronaldo”. Tri ditë më vonë ka qenë Morganti, i cili ka ndërhyrë në komunikimin në grup, duke shtuar: “Kristiano ka firmosur. Kam një kopje të të gjithë dokumentacionit”. Komunikimi mes tyre në grup mbyllet me Kerubinin, i cili nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për marrëveshjen e arritur. “Më vjen mirë!” Ata që po hetojnë atë çfarë po ndodh te Juventusi janë të bindur se këto shkëmbime mesazhesh i federohen asaj që njihet si çështja “Ronaldo”, ose ndryshe marrëveshja mes klubit italian dhe Kristiano Ronaldos e lidhur me lëvizjen e dytë të pagesave të bëra nga Juventusi.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, dokumenti mendohet se është gjetur në zyrat e avokatit Restano, por pa vulë! Avokatët e portugezit e kanë mohuar gjithnjë që Kristiano të ketë firmosur një kontratë me klubin bardhezi. Sipas përfaqësuesve të tij, firma i referohet vetëm heqjes dorë nga 4 pagesa me premtimin që të ardhurat do t’i rifitojë në sezonet pasuese. Por siç bëjnë me dije mediat italiane, edhe pse ka një marrëveshje të tillë, portugezi ende nuk ka marrë ato çfarë i takojnë nga kontrata me klubin bardhezi. Bëhet fjalë për gati 20 milionë euro.

 

Pas

Trupat amerikane në Gjermani po trajnojnë ukrainasit për të shpëtuar njëri-tjetrin në fushën e betejës

Para

Dy varka mbyten pranë brigjeve të Tunizisë, humbin jetën 29 emigrantë afrikanë

Para
Dy varka mbyten pranë brigjeve të Tunizisë, humbin jetën 29 emigrantë afrikanë

Dy varka mbyten pranë brigjeve të Tunizisë, humbin jetën 29 emigrantë afrikanë

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD kërkesë KQZ: Mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, duam hetim urgjent

Subvencionet në bujqësi/ Mbyllet procesi i aplikimeve, në Korçë më shumë interes për skemën e naftës

Mbi 700 persona besohet se kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese në Nigeri

Polonia orientohet djathtas, euroskeptiku Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale

Elbasan/ Gjashtë efektivë policie nisin gjyqin për korrupsion dhe shpërdorim detyre: Nuk vendosnin gjoba edhe pse konstatonin shkelje

Ditë më të mira në mandatin e 4 të PS? Një pjesë optimistë, të tjerët s’kanë besim se gjërat po shkojnë mirë

Sekuestrim pasurish në Shqipëri pas dënimit për trafik narkotikësh në Angli

Itali/ Shpërthen vullkani Etna, retë e tymit arrijnë në disa km lartësi

Masat për maturën shtetërore: Lini telefonat në shtëpi, penalitete nxënësve e mësuesve që shkelin rregullat

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Delegacionet bisedojnë në Stamboll me përfaqësues të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.