Ditën e sotme është bërë seanca gjyqësore për Hecin e Zall Gjoçaj në gjykatën administrative ku ka marrë pjesë edhe ambientalisti Sazan Guri ndërsa banorët e nuk kanë marrë pjesë në seancën dëgjimore.
Sipas Gurit studimet e bërë nga kompania jana para tre vitesh.
“Studimet që ka kompania janë para tre vjetësh, ministrja e Km firmos dokumenta të falsifikuara dhe studimet për terrenin janë të pa baza.Kreu i komunës Derjan e ka kundërshtuar projektin ndërsa për lumin Uraks jan ndryshuar të dhënat” u shpreh Guri.
Një nga qytetarët tha se ky është ujë që pinë banorët dhe se ata që firmosën do të përndojnë pas hekurave.
“Po varrosin të ardhmen e kombit të fëmijve tanë, është një pasuri kombëtare, ujë që e pinë banorët.Ata që kan hedhur firmën do të futen pas hekurave.”