03:06 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Seanca gjyqësore për BREXIT-in. Vendimi pritet t’i japë dorë qeverisë të veprojë pa Parlamentin

07:54 | 06/12/2016
në Bota
0
Seanca gjyqësore për BREXIT-in. Vendimi pritet t’i japë dorë qeverisë të veprojë pa Parlamentin

A mund ta nisë qeveria britanike Brexit-in pa miratimin e parlamentit? Kjo është pyetja për të cilën do të vendosë gjykata më e lartë e Britanisë.

Nga Deutsche Welle*

Fillimi i gjykimit katërditor në lidhje me Brexit-in përpara Gjykatës së Lartë i ka ndezur sërish gjakrat në Britaninë e Madhe.

Në fillim të nëntorit një gjykatë në Londër vendosi që qeveria e kryeministres Theresa May nuk ka të drejtë të vendosë pa pëlqimin e parlamentit për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja, tani kjo çështje kalon në raundin e dytë. Qeveria apeloi ndaj vendimit të mësipërm dhe tani për të do të vendosin njëmbëdhjetë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

“Normalisht gjykata duhet të ketë prova ose dëshmitarë i rinj që të mund të presim një vendim të ndryshëm nga gjykata e Londrës”, thotë Mattheë Cole, profesor i historisë në Universitetin e Birmingham. Në këtë rast, nuk ka tl tilla dhe Cole thotë se “Gjykata thjesht do të shohë nëse provat që janë paraqitur tashmë në gjykimin e mëparshëm, janë interpretuar si duhet.”

Gjykata e Londrës vendosi që qeveria nuk ka të drejtë të vendosë pa pëlqimin e parlamentit për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja.

A do të zbatohet Brexit-i apo jo?

Në Britaninë e Madhe gjykimi shihet nga shumë si një vendim në se i ashtuquajturi Brexit do të vazhdojë të zbatohet apo jo. Shumica e deputetëve do të votojë në parlament për daljen. Por qeveria ka frikë se procesi mund të shtyhet prej propozimeve për ndryshime të mundshme ligjore.

Oliver Patel, punonjës shkencor pranë University Colleges në Londër mendon se Gjykata e Lartë nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës së Londrës. Sipas ligjit i cili ka bërë të mundur referendumin për Brexit-in, vota e këtij referendumi ka vetëm karakter këshillues dhe jo detyrues.

Vendimin për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në BE në vitin 1972 e ka marrë parlamenti, pra për përmbysjen e këtoj vendimi dhe daljen nga BE-ja mund të vendosë vetëm një statut ose rezolutë e Parlamentit, sqaron Mattheë Cole. Parlamenti mund të vendosë edhe nëse do ta injorojë vendimin e referendumit apo ta shtyjë zbarimin e tij, thotë Mattheë Cole.

Mediet: “Gjyqtarët janë armiq të popullit”

Vendimi i Gjykatës së Londrës shkaktoi shumë kritikë në media. Gazeta bulevardeske “The Daily Mail” i quajti gjyqtarët si “Armiq të popullit”. Mendime të ngjashme u botuan edhe në gazetat e tjera tabloide.

Procesi i tanishëm është edhe një provë se sa do të jenë në gjendje gjyqtarët të vendosin në mënyrë të pavarur prej presionin publik, thotë Mattheë Cole. “Drejtësia britanike është e njohur se nuk ndikohet prej gjërash të tilla” – thotë ai, por ky rast do të tërheqë me siguri vëmendje mjaft të madhe.

Oliver Patel thotë se “organet e drejtësisë përbëjnë një shtyllë të fortë të demokracisë britanike dhe se britanikët i respektojnë ato. Do të ishte mjaft alarmuese nëse respekti publik dhe besimi i tyre në një rast të tillë do të përkeqësohej.”

Tani të gjitha sytë janë të drejtuara nga qeveria dhe se si do të reagojë ajo ndaj vendimit që pritet të shpallet në fillim të janarit.

Etiketa: botaBritanieurope
Pas

Gjenocid dhe krime lufte kundër njerëzimit, ish-lideri Radovan Karadžić apelon dënimin

Para

Identifikohet trupi i pajetë tek “Brryli”, u gjet me thikë në dorë

Para
Identifikohet trupi i pajetë tek “Brryli”, u gjet me thikë në dorë

Identifikohet trupi i pajetë tek “Brryli”, u gjet me thikë në dorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.