Seanca e sotme ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjatur me orë të tëra, e ndërsa ajo u ndërpre për pak minuta pak kohë më parë, mësohet se Gjykata ka vendosur shtyrjen e saj deri në datë 19 Shtator në orën 09:00.
Mësohet se në këtë seancë do të paraqitet dhe mbrojtja për Jaeld Çelën.
Kujtojmë se seanca e sotme ka zgjatur për rreth 7 orër ndërsa është shoqëruar me deklarata dhe dhe akuza të dryshme.
Tahiri ka përmendur në sallën e gjyqit shpenzimet e qeveritarëve të cilat janë komentuar gjerësisht ditë e fundit, por pa preferuar të përmendte emra.
Në këtë seancë, ku Tahiri akuzohet për trafikant, ai ka rikthyer dhe kohën në të cilën ka qenë ministër, dhe thotë se ka qendruar në hotele që nuk e kalonin shifrën e 140 eurove në natë.
Sigurisht ai ka thumbuar ministren aktuale të drejtësisë Etilda Gjonaj, të cilës iu publikuan pak ditë më parë faturat e hoteleve, apo faturat e paguara nga biznesmeni Fusha për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku (lexo ketu)
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/898049060552136/
(f.gj/faxweb.al)