Gjykata e Lushnjes ka marrë vendimin për vëllezërit Hasalla, të cilët ekzekutuan pak ditë më parë në Lushnje kushëririn e tyre pas konflikteve për tokën, duke i lënë ata në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë vrarë me armë zjarri kushëririn e tyre, Romeo Hasallën, pas një konflikti pronësie.
Nga të shtënat me armë që ndodhen mëngjesin e sotëm të plagosur po ashtu kanë mbetur shtetasit Shaip, Emiljano dhe Laert Hasalla (babai dhe vëllezërit e viktimës), ndërsa konflikti me armë ka ndodhur pranë tokave bujqësore.
Romeo Hasalla kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familjet ishin në konflikt të vjetër për pronën teksa rezulton se viktima me autorët ishin kushërinj të largët.
Njoftimi i policisë për arrestimin e autorëve:
Lushnjë
Kapen dhe vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.
Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H.
Shpallet në kërkim djalin e vogël të familjes Hasalla:
Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim një person të tretë për ngjarjen e rëndë, i cili është djali i një prej emrave të përfshirë më herët, Kastriot Hasallës.20-vjeçari Marjus Hasalla, dyshohet se është përfshirë në konflikt me kushërinjtë e parë të të atit të tij, dhe tashmë po kërkohet nga policia për të dhënë sqarime mbi rolin që ka pasur, apo nëse është ai autori i vrasjes.
Policia ka sekuestruar sakaq armën e krimit, e cila është një armë gjahu, dhe vijon kërkimet për arrestimin e tre të dyshuarve. Më herët policia shpalli në kërkim vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla, të cilët u përfshinë në konflikt për çështje pronash me familjen e xhaxhait të tyre.
Në një rrëfim mes dhimjes, nëna e viktimës dhe e të plagosurve tha se konflikti kishte ndodhur për një sipërfaqe toke të mjellë me ullinj nga burri dhe djemtë e saj, të cilën kushërinjtë kishin shkuar mëngjesin e sotëm për ta shkulur me zetor.