Është zhvilluar gjatë ditës së sotme seanca ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori i cili e kishte kaluar Vettingun nga KPK por që Komisioneri Publik e kishte apeluar vendimin.
Deri në tani, KPA ka shkarkuar gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që janë apeluar, si ata që janë ankimuar nga KP, si ata që janë shkarkuar nga KPK, por që e kanë vetë-apeluar vendimin.
Përfaqësuesi i Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, tha se rivlerësimi për Zaganjorin ka qenë në tre kritere. “KP konstaton se komfirmimi në detyrë i subjektit është bërë nga analiza jo të sakta të KPK. Këto qëndrime duhet të shihen nga KPA”, tha Ballhysa ku në fund tëe shpjegimeve përkatëse u shpreh se ai duhet të shkarkohet nga detyra.
“Nuk ndajmë të njëtin mendim përsa i përket burimit të ligjshëm të pasurisë dhe deklaratës Vetting. Në deklaratën e vitit 2003 me atë Vetting kanë qenë të ndryshme për katër pasuri, të pasakta. Nuk ka burime të mjaftueshme për pasuritë. Ka sjell dokumentacion përkatës që i është dukur e mjaftueshme. Vlera në lekë në dy deklaratat, në 2003 apartamenti 7.400.000 lekë, në Vetting vlera 5.800.000 lekë. Në 2003 për bibliotekë, 1.8 mln lekë, në Vetting, 1.4 mln lekë. Për podrumin 1.5 mln lekë në 2003 e në Vetting 1.4 mln lekë. 8 mln lekë në total të deklaraur në Vetting dhe 10 mln në deklaratën e vitit 2003.
Nuk provohet mënyra e transfertave nga jashtë. Ka pasaktësi në deklarimit 2003 dhe atë Vetting, pretendimet e subjektit mbeten deklarative. Në lidhje me burumin për pasuritë e lartëpërmendura. Tre janë burimet e deklaruara, nga shitja e një apartamenti, të ardhura personale dhe të ardhura nga qiraja. Lidhur me pasaktësitë në burime, 293 m2 apartamenti deklarohen të ardhura personale dhe qira. Rigjistrimi i një apartamenti të shitur nga Zaganjori vijon të jetë në emrin e tij dhe jo të blerësit.
Në vlerësimin e KP, për katër pasuritë, subjekti ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, mungesë dokumentacioni, mungesë burimi të ligjshëm për deklarimet. Në qiratë e deklaruara ndër vite kanë shërbyer si burim për subjektin, por që subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion për t’u cilësuar si të ligjshme. Subjekti ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm me 8.4 mln lekë për të ardhurat me qirat. Lidhur me këto deklarime, të shkarkohet nga detyra Xhezair Zaganjori”, deklaroi në seancën e sotme Komisioneri Publik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)