Në seancën e Gjykatës së Posaçme, Nuredin Dumani, gjatë dëshmisë ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Dorian Shkozës. Dumani ka treguar se për vrasjen e Shkozës, makinën iu ka dhënë Florenc Çapja. Ky i fundit, sipas të penduarit të drejtësisë, ia ka dhënë Elio Bitrit e më pas e ka marrë.
“Makinën ma tha Florenc Capja. Ai ia dha Elio Bitrit që ma solli tek bishti i Zhurit. Do t’i ktheja një makinë tjetër. Ishte një Benz Class i errët. Ia kanë lyer xhamat me spraj.
Florenci e pa në TV kur ishte djegur dhe më ka shkruar. Ia konfirmova, që ajo ishte. Ai me tha: Mendova se do bëje ndonjë surprizë këtej nga ne, dmth që do godisja andej”, ka deklaruar Nuredin Dumani.
Pjesë nga dëshmia:
Avokatja: A ka qëndruar ndonjëherë Elio Bitri tek shtëpia jote?
Nuredin Dumani: Po ka qëndruar. Pasi i dhashë 35 mijë euro Bitrit edhe ai bleu një SKY.
Avokatja: Je takuar me Bitrin para vrasjes së Andi Zylyfit.
Nuredin Dumani: Po, jam takuar.
Avokatja: A i ke treguar Alibeajt, që do të ishte Elio Bitri gjuajtës tek vrasja e Dorian Shkozës.
Nuredin Dumani: Po, i kam thënë.
Avokatja: A të ka takuar Elio Bitri me Erion Alibeaj?
Nuredin Dumani: Elio më ka takuar fillimisht me Arjan Spahinë. Arjani më ka çuar tek Erioni.
Avokatja: A ke patur qëllim të vrasësh Elio Bitrin?
Nuredin Dumani: Asnjëherë.
Avokatja: Ku e morët makinën që u përdor për vrasjen e Shkozës?
Nuredin Dumani: Makinën ma tha Florenc Capja. Ai ia dha Elio Bitrit që ma solli tek bishti i Zhurit. Do t’i ktheja një makinë tjetër. Ishte një Benz Class i errët. Ia kanë lyer xhamat me spraj.
Florenci e pa në TV kur ishte djegur dhe më ka shkruar. Ia konfiemova, që ajo ishte. Ai me tha: Mendova se do bëje ndonjë surprizë këtej nga ne, dmth që do godisja andej.