22:16 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Jan Prengës/ SPAK dorëzon komunikimet në SkyEcc të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit! Dërgon letërporosi për të tjerë

11:20 | 04/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

U mbajt sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës gjyqësore për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukejn e Jan Prengës. Në këtë seancë u diskutua për transkriptimet e Sky Ecc që SPAK ka administruar në kuadër të këtij gjykimi. Avokatët e të pandehurve kërkojnë të dinë nëse do të paraqiten komunikime të tjera nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Deri tani janë dorëzuar 3 kode Sky Ecc të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit. Asnjë prej të dyshuarve nuk është paraqitur por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës.  Nga gjykata është kërkuar të merren në pyetje me video konferencë  Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani.

Nga britanikët ka ardhur një shkresë, ku i është kërkuar gjykatës dhe SPAK detaje se si janë përfshirë këta persona në dosjen hetimore se pse janë të dyshuar dhe cilat prova apo dëshmi do të japin si dhe adresat e plota. Gjykata ka kërkuar që Prokuroria të gjejë adresat e sakta se ku atje janë dhe jo të shënohet “Londër” Angli.

Prokurori Behar Dibra deklaroi në seancën e sotme se ka nisur disa letërporosi tek autoritetet e huaja për të siguruar kodet dhe komunikimet në Sky Ecc për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Prokurorja Elida Kaçkini: Për momentin kemi vetëm këto prova fakte të mbledhura dhe komunikimet në Sky Ecc.

Avokatja Joana Qeleshi: A janë të plotë komunikimet në Sky apo janë të pjesshme që duhet ta dimë. Këtë duam te dimë. Keni dy procedime që thoni që janë marrë.

Prokurorja Kaçkini: Janë akte që janë marrë në procedime të tjera. Komunikimet janë edhe këto komunikime elektronike. Nuk janë të gjitha por janë vetëm komunikime që i përkasin çështjes.

Prokurori Behar Dibra: Janë të plota për këtë çështje dhe nuk kemi për të sjellë të tjera. Në kuadër të kësaj procedure kemi dërguar një tjetër letër porosi. Për të pandehur të tjerë do i marrim dhe do jua vendosim në dispozicion.

Gjykata i dha afat rreth dy javë prokurorëve Behar Dibra dhe Elida Kaçkini të rregullojnë letër porosinë si dhe mbrojtësve ligjorë për t’u përgatitur lidhur me pretendimet e tyre. Seanca e radhës do të zhvillohet më 20 qershor në orën 10:00.

Pas

Berisha me delegacionin e PD takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

Para

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Para
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.