Ditën e sotme është zhvilluar tek Krimet e Rënda, gjyqi për 3 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës të cilët akuzohen për “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë”.
Mësohet se gjykata ka hapur shqyrtimin ligjor si dhe ka pranuar kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, Prokurori ka lexuar kërkesën për gjykim dhe gjithashtu ka shtyrë pretencën per daten 24 Korrik.
Gjyqtarët Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.
BIRN publikoi kohë më parë detaje prej dosjes hetimore që tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)