Gjatë fundit të seancës së sotme gjyqsore për vrasjen e Hermes Beqirajt, familjarët e Elvis Hoxhën, të dyshuarit kryesor për vrasjen kanë shpërthyer në akuza kundrejt trupit gjykues dhe avokatëve.
Bëhet e ditur se fundi i seancës është shoqëruar me tonë të larta dhe skena të cilat kanë detyruar të ndërhyjnë gardianet e burgut të Shen Kollit të cilët kanë sinjalizuar policinë vendore të Shkodrës.
Familjarët janë shoqeruar në polici ndërsa kanë shprehur pendesë për çfarë ka ngjare duke e konsideruar reagim instiktiv dhe emocional pasi i biri sipas tyre po akuzohet padrejtësisht për vrasjen e shokut të tij.
Çfarë ndodhi gjatë seancës gjyqsore
Janë rrëfyer në seancen e 26 gjyqësore të akuzuarit për vrasjen e Hermes Beqiraj, ndodhur me 4 dhjetor te vitit 2017.
Përmes avokateve mbrojtës të akuzuarit Elvis Hoxhën dhe Ditmir Harifi kanë dhënë dëshmi kryesisht të ndryshme nga njeri tjetri ndonëse akuzohen për bashkëpunim.
Avokati i autorit të dyshuar Elvis Hoxhën, Kreshnik Kolndreaj deklaroi para trupit gjykues se nuk ishte i mbrojturi i tij autori i vrasjes. Ai tha se Hoxhaj para grupit hetimor në momentin e arrestimit ka pranuar vrasjen duke treguar një fabul, pasi ishte nën presion psiokologjik. Sipas avokatit ai ishte presionuar për të pranuar një krim që nuk e ka bërë, por janë provat që hedhin poshtë akuzat.
“Ne momentin e arrestimit autorit nuk i jane gjetur as ne duar as fytyre shenja baruti, arma e gjetur nuk provon se krimi eshte bere permes saj, ndersa celula e telefonit eshte prova me e forte ku mbeshtet mbrojtja pasi kompanite e telefonit provojne se kur ka ndodhur vrasja Elvis Hoxha ka qene 15 km larg vendngjarjes”. -tha avokati.
Ai kërkoi lirimin nga akuza vrasje me paramendim dhe kërkoi shpalljen i pafajshëm për akuzën vrasje me paramendim dhe vetëm dënimin për armëmbajtje pa leje për Elvis Hoxhën.
Por dëshmia e dhënë nga i pandehuri tjetër Ditmir Harifi e përcjellë nga avokatët Fatbardh Kadria dhe Anton Kosteri kanë fundosur të dyshuarin Elvis Hoxhaj.
Ai ka dhene deshmi te detajuar rreth ngjarjes per te cilin kerkoi desa here falje dhe meshire duke mohuar kategorikisht se ka patur qellim vrasjen e Hermes Beqirit me te cilin ishin shoke.
Fillimisht fjalen e ka marre avokati Fatbardh Kadrija i cili pershkroi deshmin e plote te Ditmir Harifit.
“Me Hermes Beqirin ishim shoke po ashtu dhe me Elvis Hoxhen. Parditen e dates 2 nentorit kam qene se bashku tek daja i Elvisit ne Gruemire te Malesise se Madhe me motorçiklete. Pasdite jemi nisur per kafe ne lagjen Kiras ku na priste Hermesi me shoke te tjere. Ai kishte blere motor sportiv dhe i kerkova te ma linte per ta provuar. Bera nje xhiro i vetem, me pas me Hermesin dhe pastaj serish vetem. Heren e fundit e mbusha me karburant me leket e mia dhe per kete kam deshmitar.
Kur u ktheva tek lokali Hermesi i kishte marre kapelen Elvisit dhe ky i fundit i kerkonte tia kthente. Debatuan ashper me njeri tjetrin, ne fund Hermesi ia ktheu por e fyu me fjale dhe e goditi me shkelm ne ije. Ne keto momente Elvisi me kerkon te ikim ne shtepi te merrnim lek per te paguar kafet pasi nuk kishte te holla mjaftueshem me vete. E marr dhe nisemi, me kerkon te ndalem prane nje kanali ku mesa kuptoj tani kishte fshehur nje arme te cilen une nuk e pashe pasi e ksihte futur nen xhakete dhe me kerkon te kthehemi serish tek lokali pasi kishte per ti thene dicka djemve.
Sapo kemi mberritur eshte ulur nga motori dhe ka qelluar ne drejtim te Hermesit duke e lene te plagosur rende e me pas ka nderruar jete ne spital. Menjehere pasi ka qelluar mbi Hermesin eshte drejtuar nga une me arme ne dore dhe me ka thene ec, ec. Nga frika dhe paniku per cfare kishte ndodhur kam ecur deri ne Rus dhe aty jemi ndare. Une nuk kam paramenduar vrasjen dhe nuk kam pasur asnje qellim apo perfitim nga ngjarja. Kam bere gabim trashanik me pasoja katastrofike per familjen e Hermes Beqirit . Kerkoj falje dhe meshire.” Ishte kjo deklarata e Ditmir Harifit e lexuar nga avokati i tij Fatbardh Kadrija.
Avokati Anton Kosteri kujtoi se duhet ndryshuar akuza per te pandehurit pasi eshte vrasje me dashje por jo me paramendim, pasi vrasja me paramendim kerkon organizim , bashkepunim, metoda dhe kohe , ndersa ngjarja ka ndodhur brenda 15 min maksimumi.
Ai tha se Ditmir Harifi ka qene i mitur ne kohen kur ka ndodhur vrasja dhe nuk ka qene ne dijeni te krimit qe do kryehej mbi shokun e tij. Kujtoi qe ai nuk ka patur precedent penal, ka qene sportist me rekorde kombetare ne hipizem dhe nje sjellje model ne komunitet. Ndaj kerkoi denim minimal per te me bindjen se ishte penduar thellesisht.
Ne fjalën e fundit dhënë për të pandehurit ka shpërthyer Elvis Hoxha i cili tha se “Une nje shok qe i them shok, nuk e ço me e vra, kerkoj drejtesi”. Ndersa Ditmir Harifi ka kerkuar vetem meshire dhe falje. Data 26 shkurt pritet te jete edhe seanca e fundit per kete ceshtje ku pritet te jepet edhe vendimi.
Discussion about this post