21:11 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Seanca për qeverisjen 4-vjeçare, Kurti nevrikoset me deputetët, u kërkon të mos qeshin: Më keni thirrur ju

14:15 | 02/12/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seanca për qeverisjen 4-vjeçare, Kurti nevrikoset me deputetët, u kërkon të mos qeshin: Më keni thirrur ju

Në politikën e jashtme, sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, qeveria e tij ka bërë më shumë sesa pritej. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për qeverisjen katërvjeçare, ai përmendi “sukseset” në politikën e jashtme, ndërsa tha se partia e tij nuk ka premtuar njohje të reja për shtetin.

“Kemi aplikuar dhe kaluar me sukses Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, çfarë ju falënderoj edhe juve të nderuar deputetë të Kuvendit për punën dhe angazhimin që keni bërë. Pastaj e kemi avancuar statusin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe jemi anëtarësësuar në 10 organizata ndërkombëtare”, tha Kurti.

“Unë e di që jemi kritikuar pse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni edhe një gjë: as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë. Në fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi. Pra, neve duhet të na matni krahasuar me zotimet tona që kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe në programin qeveritar më pastaj”, shtoi ai.

 

Ndërsa po fliste, ai u ndal duke iu kërkuar deputetëve që ta dëgjonin.
“Nuk mund të përmbushim…besoni, jam i interesuar të ju dëgjoj të gjithëve, veç ju kisha lutur që të mund ta dëgjoj edhe veten, që do të thotë të më dëgjoni edhe ju e të mos bëjmë zhurmë ku i flasim sikur të shurdhërit njëri-tjetrit. Ju lutem, do t’ju dëgjoj të gjithëve. Ju kisha lutur që të më dëgjoni sepse më keni thirrrur ju në raportim. Nuk është seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri. Ju më keni ftuar që të më dëgjoni dhe unë do t’ju prezantoj para jush, e nuk mund të jem i shkurtër sepse më keni ftuar për katër vjet qeverisje, nuk më keni ftuar për katër javë, por për katër vjet”, tha ai.

“Pa premtuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ai përsëriti se vendi “u anëtarësua në 10 prej tyre”.

Te pjesa e politikës së jashtme, ai përmendi strehimin e disa gazetarëve ukrainas dhe refugjatëve afganë. “Për besë, nuk është në rregull të qeshni kur flasim për refugjatë”, tha ai, duke iu drejtuar sërish deputetëve.

Etiketa: albin kurtikosove
Pas

“Po ndodhin krimet me të rënda”, shefi i OKB: Situata në Gaza apokaliptike

Para

Kumbaro në senatin francez: Misioni arkeologjik franko-shqiptar, një kontribut i vyer për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e sotëm të turizmit

Para
Kumbaro në senatin francez: Misioni arkeologjik franko-shqiptar, një kontribut i vyer për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e sotëm të turizmit

Kumbaro në senatin francez: Misioni arkeologjik franko-shqiptar, një kontribut i vyer për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e sotëm të turizmit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.