Ndërkohë që në Kuvend po mbahet seanca parlamentare për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, në presidencë po organizohet një event i veçantë siç është “Aktiviteti Kulturor për Ansamblin e Dibrës”, ku kanë marrë pjesë shumë figura të shqurara kulturore.
Ndër to ishte edhe karkikaturisti Bujar Kapexhiu i cili gjatë eventit mbajti një fjalim dhe nuk ngurroi të përmendë edhe seancën e sotme paralamentare ku pritet të votohet për shkarkimin e presidentit Meta.
Kapexhiu tha se ndihej i keqardhur që në një sallë më tutje thureshin intriga ndërsa në presidencë po këndohej e kërcehej. Ndërsa më tutje i ftoi edhe pjesëmarrësit e seancës parlamentare që të bëheshin pjesë e këtij eventi.
“Ne nje salle te mbyllur thurren intriga, ndersa ne kete ambient te hapur, ne kete dite kaq te bukur kendohet dhe hidhen valle. Kur flasim per ata nuk mund te mos qeshim dhe urojme qe ky aktivitet kulturor t’ju sherbeje edhe atyre qe te reflektojne dhe t’i bashkohen festes sone”– tha Kapexhiu.
Pas Bujar Kapexhiut, mbajti fjalën e tij edhe presidenti Ilir Meta i cili injoroi totalisht seancën parlamentare që po mbahet dhe u fokusua vetëm në eventin që po zhvillohej, duke thurur lavde për Dibrën dhe qytetarët dibranë.
“Shumë faleminderit të gjithëve, jemi që jemi në 19 shtator bëhet viti kshu që mund të rikthehemi në Zall Dardhë.
Tani do detyrohem t’a lexoj për herë të 3 librin për historinë e Dibrës. Po uroj mos të mërziten krutanët se Skënderbeun e kanë marrë ata. Shumë faleminderit të rinjve dhe të rejave për krenarinë që kanë që janë dibranë. Edhe pse po mbushet gati 1 vitë nga fdesta në Zall Dardhe, ku pata kënaqësinë të shikoja talentin e jashtëzakonshëm por edhe masivitetin e pabesueshëm të gjithë atyre grave dhe burrave në atë amfiteatër natyror buzë lumit Drin.
Edhe pse vlerësuam shumë figura të artit dibran ende u mbetemi shumë borxh të tjerëve që e kanë promovuar edhe në skena ndërkombëtare. Folklorin, këngën dhe vallet i ka në genet e saj, sic ka patriotizmin dhe besnikërinë ndaj atdheut. Avni Ndreu është nder i kulturës së Dibrës, talenti i tij si valltar, poet e fusha të tjera i kanë dhënë vendit tonë një përfaqësim të vecantë”- tha Meta gjatë fjalimit të tij.