Konferenca e Kryetarëve është mbledhur pasditen e sotme po pa prezencën e opozitës, ku do të diskutohet mbi seancën e jashtëzakonshme plenare për Vettingun. Sipas një portali online mësohet se kjo mbledhje ka nisur në orën 17:10, dhe po diskutohet për mbledhjen e rendit të ditës.
Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e komisioneve ad hoc për Vettingun.
Dy projektvendimet që do diskutohen janë:
Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë). (J.V/Shuplaka)