Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një seance që ka zgjatur rreth tre orë, në të cilën janë shprehur avokatët e të pandehurve e ka shtyrë vendimin për në datën 11 Prill.
Tre avokatët e të pandehurve kërkojnë pafajësi për Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla.
Për Dejvi Bitraj pranohet fajësia, por e kryer në kufijtë e zënkës.
Kujtojmë se në seancën e 4 marsit Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 87 vjet burg në total për 3 të rinjtë të akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit. Në këtë sencë Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për Dejvi Bitraj, 20 vite burg për Marsel Allën, 25 për Kridens Allën dhe 18 vite burg për Eugen Bitraj (lexo këtu).
Marvi Mihali 22 vjeç u vra në datë 31 korrik 2017 dhe siç u zbardh nga dëshmitë e mëpasme shkak ishte një karikues telefoni që njëri nga autorët e ngjarjes nuk ia kish dhënë shokut të Mihalit.
Momenti i vrasjes së Mihalit ishte fiksuar dhe nga një kamerë e një biznesi privat ku shihen Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë të tjerë të cilët kishin rrethuar zonën, për tu bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit.
Një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.
Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar për vdekje nga bashkëmoshatarët e tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)