10:45 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Seanca plenare/ 23 deputetë ende të përjashtuar, grupi parlamentar i PD mbledhje në seli, çfarë pritet të ndodhë

09:32 | 31/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seanca plenare/ 23 deputetë ende të përjashtuar, grupi parlamentar i PD mbledhje në seli, çfarë pritet të ndodhë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon një takim në selinë blu. Takimi ka në fokus aksionin që do të ndërmerret sot në seancën plenare, referuar faktit që ende një numri lartë deputetësh është i përjashtuar me vendim të Sekretariatit të Etikës. Kujtojmë se në seancat e mëparshme ka pasur tensione në hyrje të Kuvendit, me përplasje të deputetëve të përjashtuar dhe Gardës e cila nuk i lejonte të hynin në sallën ku zhvillohej seanca plenare.

Disa seanca më parë deputetët e opozitës tentuan të ndalojnë edhe kolegët e tyre të mazhorancës të futen në Kuvend për të mos lejuar mbajtjen seancës, por socialistët hynë nga dera e sigurisë dhe në seancën pasardhëse shkuan në Kuvend më herët se orari i caktuar për seancë, në mënyrë që të shmangnin tensionet.

Rendi i ditës: 

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00 nën drejtimin e zëvendëskryetarit të Kuvendit Çuçi. Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenarë të datës 28 tetor 2024, do të diskutohet projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Në rend dite është parashikuar diskutimi për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.

Gjatë seancës plenare do të diskutohet edhe dekreti i kthyer nga presidenti Bajram Begaj, për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Po ashtu në rend dite është edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Etiketa: kuvendiseanca plenare
Pas

Ish kreu i OSHEE Ardian Çela paraqitet në SPAK

Para

Anija me mbetje toksike mbetet në det/ “S’kemi hapësirë të përshtatshme”, Autoriteti Portual i përgjigjet Prokurorisë: Nuk mund ta garantojmë ruajtjen me kamera

Para
Anija me mbetje toksike mbetet në det/ “S’kemi hapësirë të përshtatshme”, Autoriteti Portual i përgjigjet Prokurorisë: Nuk mund ta garantojmë ruajtjen me kamera

Anija me mbetje toksike mbetet në det/ “S’kemi hapësirë të përshtatshme”, Autoriteti Portual i përgjigjet Prokurorisë: Nuk mund ta garantojmë ruajtjen me kamera

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr mes dy vëllezërve për pronat, njëri arrestohet dhe tjetri procedohet

U gjet kutia e zezë, pilotët bënë një telefonatë “mayday” pak para rrëzimit

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Pelegrinazhi i Shën Ndout,një besim që bashkon mijëra besimtarë

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

“Luftë civile”- Në Rusi kritikojnë SHBA-në për dhunë në protesta

U konfliktuan fizikisht me një drejtues mjeti/ AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”, pezullohen nga detyra

Zhdukja e Jan Prengës/ Gjykata rrëzon kërkesën e Bexhdilit për pamjet filmike të kompleksit “Golden”, seanca shtyhet për një datë tjetër

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, vjen reagimi i parë i Donald Trump

Sulmet e Izraelit kundër Iranit, reagon Turqia: Ky është një agresion barbar, nuk ka justifikim…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.