Vetëm pak çaste më parë ka nisur Konferenca e Kryetarëve, e cila është mbledhur për të vendosur për rendin e ditës së seancës së jashtëzakonshme plenare.
Në këtë seancë pritet të votohen 6 ministrat e rinj teknikë të propozuar nga opozita, kryetari i KQZ-së, si dhe Avokati i Popullit, si dhe komisionet e Vettingut.
Mirëpo kryeministri Edi Rama mësohet se ende nuk ka mbërritur në Kuvend, pasi ndodhet në një aktivitet me FRESSH-in.
Në fakt, Konferenca e Kryetarëve ka nisur reth orës 18:30 pavarësisht se seanca plenare pritej të niste që në orën 18:00. Lajmi në përditësim… (D.D/Shuplaka)