Sot në orën 10:00 fillon seanca plenare e rradhës në kuvend. Pritet të miratohet projektvendimi për “Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore”. Kjo është propozuar nga Grupit Parlametar i Partisë Demokratike.
Komisioni ka për detyrë analizimin e të gjitha problematikave të konstatuara në zgjedhje nga partitë politike pjesëmarrëse, si dhe organizmat monitorues, hartimin e amendamenteve për kuadrin ligjor zgjedhor për trajtimin e propozimeve të partive politike, institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, si dhe rekomandimeve.
Çështjet për diskutim:
1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 28.9.2017 (neni 44, Rregullore)
2-Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
3- Projektvendim “Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore” (pdf) (nenet 24 dhe 55 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Koha e votimit
4. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për diasporën dhe migracionin” (nenet 19 dhe 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Koha e votimit
5. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për qeverisjen vendore” (nenet 19 dhe 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Koha e votimit SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1
6. Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme” (neni 21, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Koha e votimit
7. Njoftimi i ngritjes së grupeve të miqësisë (neni 7, Rregullore)
8. Njoftimi/miratimi i programit të punimeve të Kuvendit për periudhën 9 tetor – 3 nëntor 2017 (neni 26 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
9. Njoftimi/miratimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 9 – 27 tetor (neni 27 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) 10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore).
(J.V/Shuplaka)