Kombëtarja shqiptare fiton një tjetër futbollist cilësor për të ardhmen e saj.
Bëhet fjalë për talentin Talulant Seferi, i cili është pjesë e Young Boys në Superligën e Zvicrës.
20-vjecari i lindur në Kumanovë të Maqedonisë, një mesfushor me tipare sulmuese, nëpërmjet një postimi, ka qartësuar se e ardhmja e tij do të jetë me fanellën kuqezi, pavarësisht se ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë, madje edhe në skuadrën A, me të cilën ka zhvilluar dy ndeshje.
Pas ftesës së marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, mbrojtësi i krahut të majtë ka kthyer përgjigje pozitive, duke bërë një zgjedhje, që sipas tij është e zemrës.
Të nderuar miq,
Ditëve të fundit emri im është përmendur shumë në media dhe duke dashur tu jap fund spekulimeve dhe paqartësive kam ndjerë nevojën për të dalur me një qëndrim publik në të cilin do të qartësoj gjithçka në lidhje me të ardhmen time.
Kohëve të fundit edhe unë kam qenë në një udhëkryq, pasi është dashur të marr një vendim të rëndësishëm për vazhdimin e karrierës. Deri tani kam luajtur për Maqedoninë, ndërsa kohë më parë në adresën time erdhi ftesë për të përfaqësuar Shqipërinë. Duke pasur respekt maksimal për vendin tim të lindjes, që më ka dhënë shumë edhe në karrierën si futbollist dhe me përfshirjen e rregullt prej gjithë kategoritë e reja, deri në përfaqësuesen A kanë kontribut të madh në zhvillimin tim të deritashëm, e kam patur shumë të vështirë të marr një vendim të prerë. Në njërën anë ishte respekti dhe mirënjohja për Maqedoninë, ndërsa në anën tjetër zemra dhe dëshira për të përfaqësuar përfaqësuesen e kombit tim, Shqipërinë. Kemi analizuar mirë këtë situatë dhe bashkë me familjen time kemi vendosur që në të ardhmen unë të përfaqësoj Shqipërinë. Do Zoti të kem sukses, me shpresë që këtë vendim timin ta mirëkuptojnë të gjithë.
Me këtë rast dua publikisht të falënderoj të gjithë në Federatën e futbollit të Maqedonisë, të cilët gjithmonë kanë qenë me mua. Maqedonisë i uroj shumë sukses në të ardhmen, ndërsa unë do të koncentrohem që ambiciet e mija t’i realizoj përmes fanellës “kuqezi”. (M.D/Shuplaka)