03:28 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sekretar amerikan i Shtetit thirrje Kosovës: Hiqni taksën ndaj mallrave serbe, shfrytëzoni momentin

09:12 | 27/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekretar amerikan i Shtetit thirrje Kosovës: Hiqni taksën ndaj mallrave serbe, shfrytëzoni momentin

Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën,

Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari Pompeo, sipas zëdhënëses “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizmimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.

Sekretari i Shtetit, sipas zëdhënëses, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

Sekretari Pompeo përshëndeti zgjedhjet e fundit dhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik për begatinë e Kosovës.

Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë.

Po të mërkurën Presidenti Thaçi u takua në Pentagon me Zv/Sekretarin e Mbrojtjes David L. Norquist.

Sipas zyrës së shtypit të Pentagonit, zv/sekretari Renquist përshëndeti Kosovën në vitin e saj të parë të një plani tranzitor 10 vjeçar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë.

Zv/Sekretari i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për ndikim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor.

Edhe zyrtari i lartë i mbrojtjes, bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti i krijuar nga angazhimi i të dërguarit të posaçëm presidencial Richard Grenell, që Kosova dhe Serbia të rifillojnë përpjekjet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të jetë një mjedis i sigurtë dhe i qëndrueshëm.

VOA

Etiketa: pompeo thaci
Pas

Mbante kapele sikur ishte polic, arrestohet 26-vjeçari në Durrës, çfarë iu gjet gjatë kontrollit (FOTO)

Para

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, mbyllen shkollat në disa qytete

Para
Koronavirusi/ Nisin përgatitjet për vaksinën, ja kur SHBA nxjerr rezultatet e para

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, mbyllen shkollat në disa qytete

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.