Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahanka i ka shprehur ngushëllimet ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për vdekjen tragjike të të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit.
Shanahan është shprehur se humbja e tyre është një kujtesë e dhimbshme për rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirine.
“Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë. Humbja e tyre, një kujtesë e dhimbshme për rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë.”
Discussion about this post