19:30 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes mbështet dialogun Prishtinë-Beograd: Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të shndërrohen në ushtri

15:57 | 28/01/2017
në Bota, Te Fundit
0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes mbështet dialogun Prishtinë-Beograd: Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të shndërrohen në ushtri

Për Sekretarin e ri Amerikan të Mbrojtjes, James N. Mattis, ka ardhur koha që Forcat e Armatosura të Kosovës të shndërrohen në ushtri.

Pak para se të konfirmohet në detyrën e re, Mattis ka folur para Senatit Amerikan edhe për raportet mes NATO-s dhe Kosovës, duke theksuar se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë për aq sa shteti ballkanik të ketë nevojë.

Duke u ndalur të situata e tensionuar e kohëve të fundit në Ballkan, Mattis ka mbështetur dialogun ndërmejt Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka përsëritur se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ja si iu përgjigj sekretari i mbrojtjes pyetjeve mbi Kosovën:

– Përafërsisht 650 trupa amerikane kanë mbetur në Ballkan si pjesë e KFOR-it, i cili së pari u vendos në vitin 1999, dhe sot përbëhet nga një personel prej 4.600 pjesëtarve nga 30 shtete. Çfarë përpjekjesh të mëdha mendoni se kërkohen në mënyrë që të reduktohet edhe më shumë apo të eliminohet prezenca e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë?

James N. Mattis: Kosova është një shembull se çfarë ndodh kur komunteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj.

Në përgjithësi, do të rekomandoja reduktimet konform me situatën e sigurisë në terren, por mënyra si e kuptoj, është se aktualisht, KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit në rajon.

Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare.

– Sipas mendimit tuaj, a mund të luajë Bashkimi Europian një rol më të rëndësishëm në Kosovë?

James N. Mattis: Po. Përpjekjet e BE-së janë esenciale në zhvillimin ekonomik dhe politik në Kosovë si dhe për stabilitetin e saj, dhe përfshirja më e madhe e saj duhet të inkurajohet.

Ajo tashmë luan një rol të rëndësishëm në Kosovë duke udhëhequr normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë. Dialogu lejon të dy shtetet të ecin para me plane për anëtarësim në BE, me mirëkuptimin se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit.

Gjithashtu, Bashkimi Europian ndihmon duke kontribuar në stabilitetin e Kosovës përmes Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit. (A.H/Shuplaka.com)

Etiketa: kosovasekretari amerikan
Pas

”Siç premtuam”, Veliaj publikon FOTOT e shembjeve te Liqeni në Tiranë

Para

Big Mama, e vërteta e operacionit: I shpëtova vdekjes vetëm se doja të isha më e dobët (FOTO)

Para
Big Mama, e vërteta e operacionit: I shpëtova vdekjes vetëm se doja të isha më e dobët (FOTO)

Big Mama, e vërteta e operacionit: I shpëtova vdekjes vetëm se doja të isha më e dobët (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

26 vite nga vendosja e 50.000 trupave të NATO-s në Kosovë, Bedri Elezi: Ishte koha e krenarisë, luftuam për të mbrojtur shtëpitë tona

Video/Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

Vendosja e ushtarakëve në Los Angeles, guvernatorja e New York kritikon Trump: Po shpërdoron pushtetin!

Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi! ‘Rrëfehet’ para mediave: Dëgjova zhurma të mëdha, kishte trupa rreth meje

Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, Albin Kurti: Do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave

1 milionë ushtarë rusë të vrarë e të plagosur, Ukraina raporton shifrat: Kjo është kosto e Moskës nga nisja e luftës

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.