Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbrojtur një propozim të presidentit Donald Trump për të zhvendosur banorët e Rripit të Gazës, i cili ka tërhequr kritika nga politikanët dhe diplomatët në të gjithë globin.
“Nuk ishte menduar si një veprim armiqësor. Mendoj se ishte një lëvizje shumë bujare oferta për të rindërtuar dhe për të qenë përgjegjës për rindërtimin e një vendi, shumë pjesë të të cilit tani edhe nëse njerëzit të kthehen, nuk do të kishin ku të jetonin të sigurt sepse ka ende municione dhe mbeturina të pashpërthyera “. tha ai
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt sqaroi më tej komentet e Trump, duke thënë se SHBA nuk po planifikonte të vendoste “autoritetin” e saj në territor.
Ndërkohë Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka reaguar duke thënë se banorët e Gazës duhet të lejohen të gëzojnë lirinë e daljes dhe imigrimit, por dha pak detaje se si do të funksiononte kjo.
Në një udhëtim në Guatemalë, sipas tij propozimi i Trump nuk ishte “armiqësor”, por një “lëvizje bujare”, duke treguar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë përgjegjëse për rindërtimin e asaj zone. Sipas ligjit ndërkombëtar, përpjekjet për të transferuar me forcë popullsi janë rreptësisht të ndaluara.