Ministri i Transportit Sokol Dervishaj dhe ndihmës sekretari i lartë amerikan Bersin kanë qenë portin e Durrësit për të ndjekur masat e sigurisë dhe konntrollet në këtë port.
Ministri është shprehur se ndihemi të privilegjuar që kemi Bersin këtu dhe se jemi të angazhuar te sfidat dhe detyrimet për sigurinë. Bashkëpunimi me SHBA-në ka qenë i shkëlqyer por ne kërkojmë të rrisim edhe më shumë kapacitetet-ka thënë ministri.
Ndërkohë që Bersin është shprehur se do e mbështesim Shqipërinë në aspektin e sigurisë dhe se niveli i kësaj sigurie është i kënaqshëm. Ai gjithashtu ka falenderuar ministrin për mikpritjen dhe angazhimin.