Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka shkruar në rrjetet sociale se Tirana kërkon politikanë të përgjegjshëm dhe jo arrogantë. Në një takim me banorë të kryeqytetit ai thotë se politikanët nuk duhet të kujtohen për zgjedhjet vetëm kur ka zgjedhje.
“Nuk kemi nevojë për show por për punë. Tirana kërkon politikanë të përgjegjshëm dhe jo arrogantë”, shkruan Braimllari.
POSTIMI:
Politikanët nuk duhet të kujtohen sa herë që ka zgjedhje, por duhet të jetojnë këtu me hallet e njerëzve dhe të dëgjojnë shqetësimet e tyre. Të dëgjojnë çfarë thonë për arrogancën për papërgjegjshmërinë në vendimmarrje. Nuk kemi nevojë për show por për punë. Tirana kërkon politikanë të përgjegjshëm dhe jo arrogant. #LSI #NjeShansPerTeGjithe (M.D/ Shuplaka)