Në një kohë kur përflitet se ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen, sekretarja e Organizatave Partnere në PD, Valbona Mezini, kërkon një tjetër dorëheqje, atë të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Mezinit, zgjidhja e vetme për një sistem të ri, të ndershëm dhe meritokrat është vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.
“Ne fakt, Ed Rames nuk i mbetet hapsire tjeter levizjeje, veç te dorehiqet qe vendi te gezoje zgjedhje te ndershme dhe ekonomia kombetare te lulezoje se bashku me berjen e nje drejtesie te standartit me te mire.”, shkruan Mezini.
Rreth tre orë më parë u përfol për një dorëheqje të mundshme të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, mirëpo vetëm pak minuta më parë ai reagoi nëpërmjet Facebook-ut se kjo nuk ishte e vërtetë.
“Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke”, shkruante Tahiri.
Madje u përfol edhe për një ndryshim të mundshëm të kabinetit qeveritar. Midis ministrave që pritet të largohen, u përmendën emrat e Bledi Çuçit, Mini Kodhelit, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri. Por kjo pritet të mësohet deri të hënën kur do të mbahet kryesia e Partisë Socialiste.
REAGIMI I PLOTË I MEZINIT
Sekretare Organizatave Partnere at Partia Demokratike e Shqipërisë
DOREHEQJA E RAMES ZGHIDHJA PER SISTEM TE RI TE NDERSHEM DHE MERITOKRAT. Ne fakt, Ed Rames nuk i mbetet hapsire tjeter levizjeje, veç te dorehiqet qe vendi te gezoje zgjedhje te ndershme dhe ekonomia kombetare te lulezoje se bashku me berjen e nje drejtesie te standartit me te mire. Ndryshimet e personazheve te perfolur per korrupsion nga karriget ministrore me te cilat abuzuan 3 vjet duke shperdoruar besimin e shqiptareve, nuk jane garancia per zgjedhje te lira e te ndershme, perkundrazi. Stacionimi tyre ne bazen elektorale me thaset me lek, kercenon seriozisht kauzen e opozites per zgjedhje te lira dhe vendin e shtyjne drejt skenarit te mosbindjes civile. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post