07:33 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sekretet intime të Lady Diana-s, si ka qenë marrëdhënia me princin Charles dhe historia e dashurisë me bodygardin (VIDEO)

16:57 | 03/08/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekretet intime të Lady Diana-s, si ka qenë marrëdhënia me princin Charles dhe historia e dashurisë me bodygardin (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga mediat britanike, është publikuar trajleri i parë i dokumentarit me rrëfimet private të princeshës së Wellsit, Lady Diana.

Një publikim që nxjerr në pah një sërë rrëfimesh sekrete, të cilat princesha më e dashur për britanikët nuk i kishte bërë të ditura kur ishte gjallë, një publikim i cili ka sjellë një sërë kritikash dhe reagimesh për shkak të çështjes sensitive.

Miqtë e princeshës si edhe familja mbretërore britanike, nuk e shohin me sy të mirë këtë publikim, që hap plagët e vjetra të monarkisë, sidomos për komentet mbi jetën e Dianës me princin Çarls.

Bëhet fjalë për 25 kaseta, ku secila prej tyre zbulon disa nga sekretet më të rënda të princeshës së Anglisë.

Lady Diana flet për fëmijërinë e saj të vështirë, ku zbulon se në një moshë fare të vogël është bërë dëshmtare e një skene dhune mes prindërve të saj, ku babai rrihte nënën.

“Ata ishin lart në dhomë, po ziheshin me dyer të hapura dhe unë shkova dhe e pashë atë. Dhe kur unë i thashë motrës time se çfarë pashë, motrës time të madhe, ajo po kalonte një periudhë të frikshme sepse ishte 16 vjeç, e dini. Ajo tha se gjithmonë ndizte zërin e muzikës që të mos I dëgjonte kur ziheshin.”, tregon Diana, e cila më tej tregon se më vonë nëna e saj e braktis të atin për një tjetër burrë, kur ajo ishte vetëm 5 vjeç.

Vite mjaft të vështira këto, për vogëlushen e cila kur të rritej do bëhej princesha më e dashur e Anglisë.

Diana tregon që princin Charles e ka njohur nga motra e saj Sarah, të cilët ishin lidhur në atë kohë. Ata u takuan gjatë një fundjave.

“Mbaj mend që e takova atë dhe ndjeja tmerrësisht shumë keqardhje për të. Motra ime i ishte hedhur në krahë, sepse ajo ishte tip shumë i vështirë, por ajo e arrinte gjithmonë atë që donte.”, tregon Diana. Ky ishte takimi i tyre i parë dhe pasi Charles dhe motra e saj u ndanë, ata u takuan sërish shumë vite më vonë.

Një ndër rrëfimet e Dianës në këtë dokumentar që është mbajtur i fshehtë për vite me radhë, kaq të bëjë me tradhëtinë e bashkëshortit të saj, princit Charles.

“Mbaj mend që i thashë bashkëshortit tim se përse ajo grua vazhdon të jetë përballë. Dhe ai më tha: Refuzoj të jem i vetmi princ i Ëellsit që kurrë nuk ka patur një dashnore.”, tregon Diana. Një rrëfim mjaft shokues ky.

Mirëpo pavarësisht dashurisë që ndjente për princin e saj, përpara se të gjitha këto të ndodhnin, princesha Diana tregon edhe detaje shumë intime të atyre të dyve.

 “Seksi me Charlsin është shumë i çuditshëm. Çfarë pret kur martohesh me dikë kur e ke takuar vetëm 13 herë.” , tregon princesha Diana.

Princesha e Wellsit e pranon hapur se edhe ajo kishte një të dashur ndërkohë që ishte e martuar me princin dhe pavarësisht se nuk përmendte emër, të gjitha të dhënat të cojnë te bodygardi i saj.

“Gjithmonë përpiqesha ta takoja atë. Sepse me jetën time të përmbysur, unë isha e lumtur vetëm kur kisha atë pranë.”, thotë Lady Diana, e cila pranon të ketë patur edhe marrëdhënie intime me të.

Pas trajlerit të parë pritet të dalin të tjera publikime, rrëfime sekrete të princeshës së Wellsit, e cila ndërroi jetë në një aksident me makinë në Paris, më 31 gusht të vitit 1997. (D.D/Shuplaka)

https://www.youtube.com/watch?v=GjmOSSssqIc

Etiketa: Princeshe Diana
Pas

Kukësi ndëshkon tre lojtarët që nuk morën pjesë në stërvitje, Koliçi: Shihemi në gjyq

Para

Situata kritike me zjarret, Manjani ironizon qeverinë: Kjo është drita e Partisë

Para
Situata kritike me zjarret, Manjani ironizon qeverinë: Kjo është drita e Partisë

Situata kritike me zjarret, Manjani ironizon qeverinë: Kjo është drita e Partisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

Irani pretendon se ka dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.