10:00 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë

10:20 | 15/09/2019
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë

Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality show-t, që transmentohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje. Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur. Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks – ky është repertoari standard i tyre.

„Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto show duhet të përjetojnë janë një ngushëllim për jetën e padurueshme dhe vuajtjet e vetë spektatorëve”, thotë psikologja, Aleksandra Gjuriq, që e ka shkruar doktoraturën pikërisht për programet e “reality show” në Serbi. Ekspertja thotë, se nga pasojat vuajnë fëmijët dhe të rriturit. Këtu bëjnë pjesë sipas saj „pasiviteti në rritje, mpirja e mendimit kritik, humbja e integritetit, varfërimi i zhvillimit emmocional dhe intelektual të njerëzve.”

Shkurt: ekzagjerimi me reality showt, me agresivitetin e tyre, tendencat vulgare pornografike po kthehen një problem gjithnjë e më të madh në Serbi. Vërtet që ka një kuadër ligjor, që mund ta reduktojë këtë, por hapësira e interpretimit është e gjerë, e institucionet nuk e kanë vëmendjen aty.

“Në fillim të injorojnë…”

Aktivisti 33-vjeçar dhe juristi, Savo Manojloviq nuk do ta pranojë më këtë gjendje. Në vitin 2015 ai krijoi „Shoqatën për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjshmërisë”. Sot ai kërkon që të ketë ligje për mediat elektronike, që janë të formuluara qartë e nuk lenë hapësirë për interpretime të ndryshme. Për të treguar, se sa e rëndësishme është kjo për të, ai tregon një shembull nga një reality-show, ku një pjesëmarrës ia vë pistoletën në kokë një pjesëmarrëseje. „Nëse një vajzë apo djalë në shkollë ndodhet para ngacmimeve të ndryshme, ka parë një model të tillë më parë në televizon”, thotë juristi.

Shoqata e tij u shkroi institucioneve të ndryshme dhe u dërgoi si provë skenën me pistoletën nga YouTube. Prokuroria heshti. Komisioni i pavarur shtetëror, që vëzhgon respektimin e ligjit në televizione u përgjigj shkurt: „Verifikimi i kanaleve online si YouTube nuk është në kompetencën tonë”. Kjo është njësoj sikur t’ia dërgoje prokurorisë një regjistrim me video të një krimi, dhe përgjigjja të ishte, se prokuroria nuk merret me kritika për filmin, thotë Savo Manojlović.

“…pastaj të luftojnë”

Në bazë të ligjeve serbe himnizimi i dhunës në televizion është vepër  penale, thotë Savo Manojloviq. Kjo vlen edhe për „dezorientimin e spektatorëve”. Juristi u bë aktiv dhe filloi të mbledhë firmat për të arritur që parlamenti serb të precizojë ligjet përkatëse. Kuptohet që pronari i fuqishëm i medias Pink nuk ishte i kënaqur me këtë iniciativë. Që para një viti ai përdori kontaktet e tij politike, kur ministri i Kulturës kritikoi publikisht ekzagjerimet e “reality show” në Serbi. Madje edhe presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq e lanë në baltë ministrin.

Savo Manojlović (DW/D. Dedović)
Savo Manojlović

„Në fillim të injorojnë, pastaj tallen me ty, të luftojnë, e pastaj në fund ti fiton”, citon Savo Manojloviq një thënie të Mahatma Gandhit. Në fillim reagimet për iniciativën e tij ishin skeptike, shumë argumentonin, se në Serbi pa logjistikën e duhur partiake, asgjë nuk bëhet. Por kishte mjaft të tjerë që ishin entuziastë. „Suksesi ynë më i madh ishte, që kishim zero buxhet dhe treguam, se qytetari i thjeshtë është sovran. Njerëzit e thjeshtë kanë pushtet.”

Në fund u grumbulluan më shumë se 42.000 firma. Një iniciativë popullore në Serbi mund të kalojë zyrtarisht në një projektligj, nëse për të mblidhen brenda 7 ditësh 30.000 firma. Për krahasim: Kushti për pjesëmarrje të partive politike në procesin zgjedhor është 10.000 nënshkrime në një afat shumë më të gjatë.

Savo Manojloviq e di, se projektligji që kërkon ai për një kohë të gjatë do të qëndrojë i mbyllur në sirtarë. Ai tani do të organizojë fazën e dytë, presionin publik ndaj institucioneve. Suksesi i jep shpresë. „Menjëherë e shikon, që nuk je vetëm, që në vend ka shumë njerëz që reflektojnë, nëse i gjen ata, atëhetë fitorja e përbashkët është çështje kohe.”

Burimi: DW

Pas

Video/Bënte manovra të rrezikshme në rrugë, rrezikoi jetën e policëve. Arrestohet 47-vjeçari

Para

Prag lufte? Sulmohen me dronë dy prej rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite

Para
Prag lufte? Sulmohen me dronë dy prej rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite

Prag lufte? Sulmohen me dronë dy prej rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati! Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

I dënuar me vdekje për vrasje të dyfishtë, ekzekutohet 54-vjeçari në Florida, i teti në këtë shtet për 2025

Tiranë /Finalizohet operacioni “Fokusi”, kapet në flagrancë 31-vjeçari me armë zjarri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.