18:20 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Seks me gruan dhe 21-vjeçaren që mori peng, ky është 43-vjeçari që porositi të riun të vriste në llogari të tij

09:46 | 03/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seks me gruan dhe 21-vjeçaren që mori peng, ky është 43-vjeçari që porositi të riun të vriste në llogari të tij

Pak ditë më parë 18-vjeçari Saimir Shpëtim Hima lindur në Gramsh dhe banues në lagjen “Shënkoll” në Elbasan, u vu në pranga pasi dyshohej se ishte vrasës me pagesë.

Burime për JOQ Albania kanë bërë me dije se i riu ishte porositur nga 43-vjeçari Mirash Kolaj për të ekzekutuar një person (identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore), në fshatin Rrilë të Lezhës.

Ishte parashikuar që vrasja të ndodhte natën e 30 Marsit ku 18-vjeçari ishte porositur të ekzekutonte me armë zjarri “objektivin”. Pasi ta qëllonte, Hima do të largohej me automjetin që gjendej në banesën e tij.

Atentati dështoi dhe porositësi dhe ekzekutori u vunë në pranga nga policia.

E SHKUARA E ERRËT E 18-VJEÇARIT

Saimir Hima vetëm 18 vjeç është emër i njohur për policinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth një vit më parë, ai është arrestuar për nëj grabitje me armë në qytetin e Elbasanit, por pak muaj më vonë ia ka hedhur drejtësisë duke fituar lirinë.

Dyshohet se i riu është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura khët e fundit në qarkun e Elbasanit, për të cilat policia ka nisur hetimet.

KUSH ËSHTË MIRASH KOLAJ?

Mirash Kolaj, 43 vjeç është gjithashtu emër i njohur për policinë.

6 vite më parë ai mori peng në banesë 21-vjeçaren Dh.Lleshi nga Mirdita dhe e përdhunoi atë në sy të gruas dhe të vajzën 3 vjeçare në banesën e tij në Shënkoll në Lezhë.

Kolaj, në atë kohë 37 vjeç, mori në shtrat pengun dhe gruan e tij dhe kreu marrëdhënie seksuale me të dyja.

Kjo zgjati për 3 javë, megjithëse Kola deklaronte se 21-vjeçarja kishte shkuar me dëshirë tek ai dhe nuk mundi të justifikonte faktin e mbajtjes me dhunë dhe izolimin e saj në banesën e tij bashkë me gruan dhe vajzën 3-vjeçare.

43-vjeçari akuzohej për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqje lirie”.

Historia e njohjes

21-vjeçarja shprehej se ishte njohur me Kolën nëpërmjet telefonit celular dhe ai i kishte thënë se ishte 26 vjeç dhe beqar. Ai i kishte premtuar se do t’i gjente punë brenda ose jashtë shtetit dhe do ta ndihmonte të largohej nga shtëpia e saj dhe do të martohej me të.

DENONCIMI

Më datë 3 shkurt 2013, shtetasja Dh. Lleshi ka pranuar që të largohej nga banesa e saj dhe të ikte me të pandehurin. Mirash Kolaj e ka dërguar shtetasen Dh. Lleshi në banesën e tij të ndodhur në fshatin Shënkoll të rrethit të Lezhës. Kur kjo shtetase është futur në banesë, ka parë se ai ishte i martuar me një shtetase të quajtur A. Kolaj dhe se kishte një vajzë të vogël, 3-vjeçare.

Që ditën e parë të qëndrimit të saj në banesë i pandehuri Mirash Kolaj ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen Dh. Lleshi me dhunë dhe kundër dëshirës së saj, duke e kapur për flokësh dhe duke i vënë dorën në fyt. Pastaj i ka grisur rrobat dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me këtë shtetase.

Dhe në ditët në vazhdim, Mirash Kolaj ka kryer marrëdhënie seksuale me këtë shtetase dhe këtë veprim e ka kryer disa herë dhe në prezencë të bashkëshortes së tij ose dhe me pjesëmarrjen e saj.

Sipas kallëzueses shtetasi Mirash Kolaj ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me të dyja ato njëkohësisht kundër dëshirës së bashkëshortes së tij.

Nga ekspertimi mjekoligjor i shtetases, Dh. Lleshi, ka rezultuar se u konstatuan ekimoza me lokalizimet dhe karakteristikat përkatëse, të cilat janë shkaktuar jo më parë se 17 ditë nga momenti i ekzaminimit.

Sipas prokurorisë, pas arrestimit të shtetasit Mirash Kolaj në drejtim të familjarëve të shtetases Dh.Lleshi ka pasur disa telefonata dhe kërcënime për të tërhequr kallëzimin penal e paraqitur ndaj shtetasit Mirash Kolaj.

 

Etiketa: mirash kolaj. kolajsaimir hima
Pas

””Turqinia” na ka mbetur vetëm neve”, Fuga koment epik pas humbjes së Erdogan

Para

Fotot/ Zyrtari digjet brenda në makinë, ja dyshimet e para

Para
Fotot/ Zyrtari digjet brenda në makinë, ja dyshimet e para

Fotot/ Zyrtari digjet brenda në makinë, ja dyshimet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.