04:15 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Seks për 100-300 euro, si u kapën nga policia 3 durrsakët që prostituonin vajzat (VIDEO)

10:48 | 14/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seks për 100-300 euro, si u kapën nga policia 3 durrsakët që prostituonin vajzat (VIDEO)

Nga policia e Durrësit është finalizuar operacioni  “Black Hats”.  Banda trafikonte dhe shfrytëzonte femrat për prostitucion kundrejt pagesës 100-300 euro.  Në pranga te policisë janë arrestuar 3 persona të cilët janë  Fitim Dumani 29 vjeç, Reinaldo Greca 28 vjeçe dhe Denis Shaba 28 vjeç me banim në Durrës. 

Hetimet kishin nisur 2 muaj më parë  dhe  Denis Shaba gjente dhe shfrytëzonte me qëllim prostitucioni femra, ndërsaFitim Dumani dhe Reinaldo Greca kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinjë.

Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në Zonën e Plazhit, ku 3 të arrestuarit në rolin e ndërmjetësve dhe tutorëve gjenin klientët, kundrejt pagesës 100- 300 €. Më pas disa prej femrave ata i trafikonin drejt Italisë për të vazhduar atje punën si prostituta. Madje ata janë kapur ngac policia në momentin që po trafikonin dy femra, shtetaset me iniciale K.B. 18 vjeçe dhe K.L. 19 vjeçe.

OPERACIONI:

Parandalohet trafikimi i dy shtetaseve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm finalizojnë me sukses operacionin e koduar ” Black Hats”. Trafikonin dhe shfrytëzonin femra për prostitucion kundrejt pagesës 100-300 €.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas një hetimore 2-mujore me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Black Hats”, duke parandaluar trafikimin e dy shtetaseve drejt shtetit Italian.

Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: • Fitim Dumani 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Trafikimi I personave të rritur”; • Reinaldo Greca 28 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale” Trafikimi I personave të rritur”; • Denis Shaba 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Shfrytëzim prostitucioni”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj u dokumentua me prova ligjore se shtetasi Denis Shaba gjente dhe shfrytëzonte me qëllim prostitucioni femra, ndërsa shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinjë. Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në Zonën e Plazhit, ku shtetasit e mësipërm në rolin e ndërmjetësve dhe tutorëve gjenin klientët, kundrejt pagesës 100- 300 €. Në sajë të një vëzhgimi të pandërprerë dhe profesional naga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve është bërë e mundur parandalimi I trafikimit të dy femrave drejt Italisë. Specialistët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca, në PKK Durrës, në momentin për tu larguar për në Itali, për të trafikur dy femra, shtetaset me iniciale K.B. 18 vjeçe dhe K.L. 19 vjeçe.

Shtetaset K.B. dhe K.L. janë viktima të trafikut dhe janë akomoduar në një qendër sociale. Vijon puna për zbulimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari që I prisnin viktimat në shtetin fqinj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale: • “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetasit Denis Shaba parashikuar në nenin 114 të Kodit Penal; •“Trafikimi I personave të rritur” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca parashikuar në nenin 110/ a të Kodit Penal.

(J.V/Shuplaka)

Pas

FOTOT nga vizita e Trump në Francë, si u shfaqën dy çiftet presidencialë

Para

London Liço s’e ka me qejf FOTON e rradhës, për mos t’u humbur mimika e tij

Para
London Liço s’e ka me qejf FOTON e rradhës, për mos t’u humbur mimika e tij

London Liço s'e ka me qejf FOTON e rradhës, për mos t'u humbur mimika e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.