16:15 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

“Seks për 300 euro”, prokuroria çon dosjen në gjykatë të taksistit që iu gjente punë prostitutave “VIP”

08:45 | 15/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
“Seks për 300 euro”, prokuroria çon dosjen në gjykatë të taksistit që iu gjente punë prostitutave “VIP”

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një shtetas të akuzuar si taksist i një grupi të ashtuquajtur “Prostitutat VIP”.  Pas përfundimit të hetimeve nga ana e prokurorisë dosja penale ndaj shtetasit Hajredin S. është dërguar në gjykatë me akuzën e “prostitucionit”. 

Sipas hetimeve  Hajredin S do të gjykohet veçmas, sipas Prokurorisë, dhe akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e prostitutave, por edhe të personave që kanë shfrytëzuar së paku tri vajza, të cilat takoheshin me klientë të ndryshëm në Tiranë me çmime deri në 300 euro për një raport seksual, shkruan Panorama. 

DETAJE:

Siç bën me dije Prokuroria, hetimi që u finalizua me shtatë të arrestuar gjatë aksionit “Mustang” ka nisur në fund të vitit 2015. Gjashtë të pandehurit e tjerë, sipas akuzës, janë gjykuar e po gjykohen në procese të ndara në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, i fundit person për të cilin pritet të fillojë gjyqi është shtetasi Hajredin S., në makinën e të cilit është bërë edhe arrestimi i vetë atij dhe njërës nga vajzat që shfrytëzohej nga grupi.

Hajredin S., sipas akuzës, nuk ka qenë pjesë e shfrytëzimit të vajzave, të cilat si tutorë kishin tre persona të tjerë. Personat në fjalë gjenin klientë dhe i dërgonin vajzat në adresën e dhënë, duke përdorur makina e taksi të ndryshme, siç ishte edhe rasti i Hajredin S. Fillesa e hetimit, siç bën me dije Prokuroria, ka qenë informacioni i siguruar në rrugë operative se personi me pseudonimin “Nini” merrej me shpërndarje narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni.

Pikërisht, mbajtja nën vëzhgim e këtij personi, të identifikuar si Nik Gjonikaj, zbuloi se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme. Prokuroria bën me dije se nga vëzhgimi ka rezultuar që datë 23.03.2016, rreth orës 19:00, ai ka hipur në një automjet ku ndodhej Bledjon N., Domenika D. dhe Melsi M. Rreth orës 20:05, shtetasi Nik Gjonikaj ka kryer një telefonatë me një shtetas, i cili e priste te “Pazari i Ri” dhe pasi ka shkuar në këtë vend nga automjeti ka zbritur shtetasja Domenika, e cila ka hipur në automjetin me targë AA xxx LS, në përdorim të shtetasit Hajredin S.

Po sipas Prokurorisë, në vijim të ndjekjes Nik Gjonikaj ka shkuar në qendër të Tiranës dhe ka marrë shtetasen Aureta B., dhe me automjet kanë shkuar në hotelin “V…”. Në këtë vend ajo ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro me shtetasin Melsi M.

Më pas, këta shtetas kanë hipur sërish në automjet dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre nga punonjësit e policisë. Është kryer edhe ndalimi i shtetasit Nik Gjonikaj, në rrugë, pranë banesës së tij. Njëkohësisht është bërë dhe ndalimi i automjetit me targë AA xxx LS, në Rrugën e Kavajës, në drejtimin e të cilit ishte shtetasi Hajredin S., mjet ku ndodhej edhe Domenika D.

 

 

Pas

Vizita e Yee në Tiranë, ”Berisha do shkojë kokëulur të votojë Vettingun”

Para

”Puna e kryeministrit: 3 qytetarë i quajti të trashë…Dikujt i tha mos më çaj b*thën, por më pas e fshiu kometin”

Para
‘’Ruçi ua dhj*u gazetarëve kur e pyetën për Ahmetajn… qeshi e u largua me Range Rover’’

''Puna e kryeministrit: 3 qytetarë i quajti të trashë...Dikujt i tha mos më çaj b*thën, por më pas e fshiu kometin''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.