Seks për 5 mijë lekë, arrestohet tutorja dhe prostituta në Durrës, si funksiononte rrjeti. Shtetaset e arrestuara janë Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës dhe Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.
Në njërë nga fotot siguruar nga ”Faxweb”, Shpresa Pisha shihet në ambjentet e lokalit të saj, i cili shërbente dhe si vend ndërmjetësimi.
Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.
Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja). Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
DETAJET E POLICISË:
Specialistët për Trafiqet finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Rent”. Shfrytëzonin femra dhe përshtatnin ambjente për prostitucion. Arrestohen në flagrancë dy shtetase dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Rent” ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:
- Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës;
- Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:
- G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.
Dinamika e ngjarjes: Shtetësia Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.
Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja). Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: • ”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Shpresa Pisha parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.
- “Prostitucion” në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.
- “Prostitucion” në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal. (E.K/FAXWEB)