Gjykata e Tiranes ka vendosur sot lirimin e 6 vajzave të arrestuara pak ditë më parë ne kuader te operacionit policor te koduar “Chat Line 2”.
Sot tutorja e tyre, L. B.34 vjeçe është liruar nga qelia me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa vajzat që ushtronin prostitucion do të procedohen në gjendje të lirë.
Sipas policisë tutorja, L.B, 34 vjeçe pasi i mashtronte vajzat për punësim i përdorte për “seks online” me klientë që paguanin për të parë vajzat e zhveshura.
DETAJET E HETIMIT:
Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 7 njësi kompjuteri
– 7 ekrane kompjuteri
– 7 kamera për komunikime video online
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post