06:21 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Sektori bankar zgjeroi më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare edhe në 2023

07:43 | 25/02/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sektori bankar zgjeroi më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare edhe në 2023

Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit të kaluar arritën vlerën e 83 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, vlera e këtyre aseteve është rritur me 4%.

Megjithatë, nëse e zhveshim rritjen nga efekti i kursit të këmbimit, ajo do të rezultonte disa herë më e lartë. Në fund të vitit 2023, kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë. E pastruar nga efekti i kursit, rritja e investimit të bankave në Eurobonde do të ishte rreth 13%.

Zhvlerësimi i Euros megjithatë ka bërë pesha specifike e Eurobondeve të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar të mbetet pothuajse e pandryshuar krahasuar me fundin e vitit 2022, me 4.2% të aktiveve totale të sektorit.

Ndërkohë, duke përfshirë edhe letrat e borxhit në lekë, ekspozimi total i sektorit bankar ndaj qeverisë shqiptare përbënte 26.4% të vlerës totale të aktiveve, me një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Qeveria shqiptare emetoi Eurobondin e gjashtë në qershor të vitit të kaluar, me vlerë totale prej 600 milionë eurosh dhe afat maturimi 5-vjeccar. Megjithatë, në një masë të madhe investimet e bankave në Eurobonde kryhen nëpërmjet blerjeve në tregun dytësor.

Instrumentet e borxhit në valutë të qeverisë shqiptare kanë tërhequr një interes në rritje të sektorit bankar shqiptar në vitet e fundit, për disa arsye. Investimi në këto instrumente ka ofruar kthime të kënaqshme, përgjatë një periudhë kur normat e interesit për monedhën euro kanë qenë shumë të ulëta.

Paralelisht, rritja e lartë e depozitave në valutë gjatë viteve të fundit ka krijuar sasi të konsiderueshme likuiditetesh të lira për bankat. Në dhjetor 2023, depozitat në Euro rezultuan në rritje me 15.5% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, kreditimi i sektorit privat vitin e kaluar pati një zhvendosje të ndjeshme drejt Lekut, për shkak të normave më të ulëta të interesit. Madje, shumë huamarrës vendosën të konvertonin kreditë e tyre nga Euro në Lek, për shkak të interesave të favorshme, por edhe kursit të ulët të këmbimit.

Edhe kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë tenton ta bëjë më të kushtueshëm kreditimin në valutë të huaj për subjektet me të ardhura në Lekë, çka i kufizon hapësirat e rritjes së kredisë nëEeuro për sektorin privat shqiptar. Në këtë mënyrë, Eurobondet në vitet e fundit kanë shërbyer edhe si një instrument për thithjen e likuiditeteve të lira në valutë të sektorit bankar./ MONITOR

Pas

E rëndë në Greqi/ Gruaja humbet bashkëshortin dhe foshnjën në të njëjtën ditë

Para

Franca thotë se forcat ruse kërcënuan ta rrëzonin një avion të saj në Detin e Zi

Para
Franca thotë se forcat ruse kërcënuan ta rrëzonin një avion të saj në Detin e Zi

Franca thotë se forcat ruse kërcënuan ta rrëzonin një avion të saj në Detin e Zi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.