19:22 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sektori energjitik realisht në kolaps”, paralajmërimi i PD: Jetike një reformim i vërtetë

16:26 | 18/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sektori energjitik realisht në kolaps”, paralajmërimi i PD: Jetike një reformim i vërtetë

Deklarimi në bilancin vjetor të vitit 2019 nga OSHEE sekompania ka humbur 64 milionë euro ka nxitur edhe reagimin e vazhdueshëm të Partisë Demokratike, dhe kësaj here zyrtari I PD-së ka deklaruar se jo vetëm nuk ka pasur reform në sistemin energjitik, por sipas tij sektori është në kolaps për shkak të korrupsionit partiak, përfitimeve dhe klientelizmit te shfrenuar.

Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, Bozdo tha se Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerrë tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik në Shqipëri.

“Shifrat tregojnë qartë se jo vetëm që klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar rëndë, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht në kolaps”, deklaroi demokrati duke radhitur edhe një sërë shifrash që tregojnë sipas tij se ky sektor ka njohur shtimin e çmimeve dhe rënie të ciëlësisë së shërbimit.

“Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% te produktit te tyre për shkak te shkëputjes se energjisë elektrike dhe dëmtimit te procesit te prodhimit. Ne terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro ne vit, shifër kjo shume e madhe qe përfaqëson koston te drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi.  Ashtu siç nuk mbahet asnjë përgjegjësi për dëmtimet e pajisjeve elektroshtepiake qe i ndodhin konsumatorit familjar”, vijoi më tej ai.

Deklarata e plotë:

Kjo periudhë thatësirë po u fakton shqiptareve se ashtuquajtura reforme e suksesshme ne sektorin e energjisë elektrike nuk është veçse një mashtrim dhe prodhim i propagandës së qeverisë së Edi Ramës.

Ndërprerjeve te shpeshta të energjisë elektrike ne muajt e fundit ne te gjithë Shqipërinë, furnizimit me tension te ulet jashtë parametrave teknike, numrit shume te larte te defekteve si pasoje e mungesës se investimeve te duhura ne rrjet, u shtohet edhe një fakt tjetër i rende, i pohuar zyrtarisht nga vete OSHEE: humbja financiare e kompanisë këtë vit është 64 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se jo vetëm reforma nuk ka pasur, por qe sektori është ne kolaps për shkak te korrupsionit  partiak, përfitimeve dhe klientelizmit te shfrenuar.

Këtë nuk e thotë vetëm opozita. Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerre tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri.

Problematika e rende e furnizimit me energji elektrike  si dhe kosto e madhe qe paguajnë qytetaret dhe bizneset ne Shqipëri, ne formën e tarifave te larta te blerjes se energjisë elektrike, por edhe ne formën e mos furnizimit me sasinë dhe cilësinë e duhur, del qarte nga Raporti i Bankës Botërore.

  • 43% e kompanive shqiptare e identifikojnë energjinë elektrike si problem kryesor dhe thelbësor për të bërë biznes ne Shqipëri. Kjo shifër ne vitin 2013 ishte vetëm 20%;
  • 18.6 dite duhen mesatarisht në Shqipëri për një biznes për t’u lidhur ne rrjet, nga 10,2 dite qe kërkoheshin ne vitin 2013
  • 58,7% e kompanive shqiptare deklarojnë se u ndërpritet energjia elektrike ne mënyre periodike. Kjo shifër është 4.3% me e larte se ne vitin 2013
  • Afro gjysma e kompanive Shqiptare (49.4%) deklarojnë se mbajnë dhe përdorin një gjenerator;

Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% te produktit te tyre për shkak te shkëputjes se energjisë elektrike dhe dëmtimit te procesit te prodhimit. Ne terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro ne vit, shifër kjo shume e madhe qe përfaqëson koston te drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi.  Ashtu siç nuk mbahet asnjë përgjegjësi për dëmtimet e pajisjeve elektroshtepiake qe i ndodhin konsumatorit familjar.

Shifrat tregojnë qarte se jo vetëm qe klima e te berit biznes ne Shqipëri është përkeqësuar rende, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht ne kolaps

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, çmimi i furnizimit me energji elektrike u rrit ndjeshëm për  familjet dhe biznesin, duke renditur Shqipërinë ndër vendet e para me çmimin më të lartë të energjisë në  rajon dhe Europë, duke ia kaluar edhe vendeve të zhvilluara si Franca, Holanda, Suedia apo Anglia.

Faktet tregojnë se paratë që arkëtohen edhe me forcë nga OSHEE nuk i kthehen mbrapsht konsumatorit me investimet e duhura, por mbushin xhepat e miqve dhe klientëve të Edi Ramës.

Reforma e vërtetë në sektorin e energjisë është jetike!

Ne mbështetje te biznesit, ne do te mundësojmë uljen me të paktën 20% te çmimit te energjisë elektrike per biznesin e vogël dhe do ta ulim atë ndjeshëm edhe për familjet.

Asnjë shqiptar i pamundur nuk do te burgoset me për energjinë. Asnjë shqiptar nuk do te humbe me jetën sepse është ne pamundësi ekonomike. Asnjë fëmijë nuk do te ngelet me jetim sepse prindi nuk ka mundësi te paguaje energjinë. Asnjë biznes nuk do ta identifikoje me energjinë si problem kryesor ne sipërmarrjen e tij.

Transparenca e parave te mbledhura nga paguesit e energjisë elektrike do te jete maksimale.

Shqiptaret do ta dine me qartësi se ku shkojnë paratë e tyre, sesi ato investohen ne te mire te sektorit dhe jo tek xhepat e kryeministrit dhe miqve të tij. Ata qe kane abuzuar dhe kanë vjedhur këto para do te mbajnë te gjithë përgjegjësi përpara ligjit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Eno Bozdooshee
Pas

FOTO/ Zbulohet shpikja e shqiptarit për trafikimin e drogës, arrestohen 40-vjeçari

Para

VIDEO/ U plagos me armë nga RENEA, Xhevahir Jonuzi mbërrin tek Trauma i rrethuar nga policët (DETAJET)

Para
VIDEO/ U plagos me armë nga RENEA, Xhevahir Jonuzi mbërrin tek Trauma i rrethuar nga policët (DETAJET)

VIDEO/ U plagos me armë nga RENEA, Xhevahir Jonuzi mbërrin tek Trauma i rrethuar nga policët (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr i qëllimshëm në Memaliaj, shkrumbohen kullotat

Aksident i shumëfishtë në Lushnje, 4 automjete dhe 1 motoçikletë të përfshirë

“Po të mos isha unë…”, Trump i bën një paralajmërim kërcënues Putinit

Destinacioni ishte Durrësi, bllokohet anija tregtare në Sardenjë të Italisë: Ishte jashtë standarteve të sigurisë

“Ushtria është në krizë”, raporti auditues jep kritika të forta për mbrojtjen gjermane

Varre të lashta më shumë se 3000 vjeçare zbulohen në Egjipt

PAMJE tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.