15:01 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Sekuestrimi i 1 ton drogë në Kosovë, reagon ministri Sveçla: Vendi i kriminelëve është pas hekurave!

07:35 | 28/09/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrimi i 1 ton drogë në Kosovë, reagon ministri Sveçla: Vendi i kriminelëve është pas hekurave!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për aksionin e realizuar sot në Pejë, ku u sekuestruan mbi një ton substanca narkotike. Ministri thotë se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera, transmeton Telegrafi.

“Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë. Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera”, ka pohuar ministri.

Tutje ai ka shkruar se vendi i kriminelëve është prapa hekurave.

“Siç kam thënë pas goditjes së laboratorit tjetër rreth një javë më parë, prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla”. Prokuroria dhe Policia në Pejë kanë dhënë detaje nga aksioni që u zhvillua sot në rajonin e Pejës, ku u sekuestrua mbi një ton drogë, e që vlera e tyre është mbi 5 milionë euro.

Në konferencën për media u bë e ditur se deri tani kanë arrestuar një person, dhe se janë në kërkim edhe të gjasht personave tjerë të dyshuar.

“Këto dy lokacione ku kemi bërë veprime hetimore janë lokacione të përmasave të mëdha të kultivimit të kanabisit. Jemi në fazën e përpunimit të vendit të ngjarjes dhe në vlerësimet tona, sasia dhe vlera mund të dalin më të mëdha. Njëra nga plantacionet ka qenë e rritur në nivelin ku konsiderojmë se një bimë kanabisi mund të japë produkt të marihuanës gjysmë kilogrami. Ka qenë hetim i gjatë, mbi dy muaj, i koordinuar me njësitet respektive të Policisë. Një person është i arrestuar, shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në cilësinë e punëtorit për këto dy parcela. Kemi edhe persona të tjerë të dyshuar, të cilët janë në fazën e kërkimit dhe identifikimit. Për këta nuk kemi detaje të tjera”, tha togeri Astrit Jasiqi.

Tutje, ai shtoi se destinimi i marihuanës ka qenë tregu ndërkombëtar dhe se vlera e substancave narkotike është mbi 5 milionë euro.

Pas

SHBA/ Uragani Helene vret të paktën 42 persona dhe lë miliona pa energji në të gjithë juglindjen

Para

“Askush nuk mundet ta ndalë Netanyahun”, Borrell në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Po shkojmë drejt një lufte të gjatë!

Para
“Askush nuk mundet ta ndalë Netanyahun”, Borrell në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Po shkojmë drejt një lufte të gjatë!

“Askush nuk mundet ta ndalë Netanyahun”, Borrell në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Po shkojmë drejt një lufte të gjatë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kasaphanë në Gaza, vriten teksa presin për ushqim, OKB: Ky është krim lufte

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

Berishës i ikën Kalaja, kryetarja e gjykatës së PD kërkon reflektim dhe analizë për humbjen e 11 majit

Ministri Hasani në vizitë zyrtare në Athinë: “Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët”

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, kryeministri polak do t’i nënshtrohet mocionit të votëbesimit më 11 qershor

Komisioni i Ekonomisë ‘ok’ rishikimit të parë të buxhetit, jepen 10 mln dollarë për biznesin inovativ të Mira Muratit

Hasani në Athinë takim me homologun grek: Dialog konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe

Marta Kos: Rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes dialogut e jo hapave të njëanshëm

EMRI – La Amerikën dhe iu bashkua ISIS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, kryeministri polak do t’i nënshtrohet mocionit të votëbesimit më 11 qershor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.