Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e kryer në Malin e Zi, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme prej 1 ton kokainë. Sipas mediave në vendin fqinj, autoritetet policore ndoqën një strategji për të bërë të mundur finalizimin me sukses të këtij operacioni dhe për të arrestuar porositësit e lëndës narkotike.
Autoritetet policore, konkretisht Inspektorët e Sektorit për Luftën kundër Krimit, ndanë me kolegët e tyre nga Administrata Doganore, informacionet operacionale të marra përmes burimeve ndërkombëtare, se një kontejner me banane në të cilin fshihej ngarkesa e kokainës, do të hynte në Portin e Tivarit, shkruan Vijesti.
Ata e lënë kontejnerin të dalë normalisht nga porti, pasi hyri në skaner duke i komunikuar drejtuesit të kampiont se gjithçka ishte e pastër. Më pas, policia ndoqi rrugëtimin e kontejnerit për të kuptuar se ku do të shkonte me qëllim kapjen e porositësve. Gjatë ndjekjes, kamioni u ndal fshatin Mojanoviçi në Zeta ku edhe u arrestuan dy persona.
Droga me etiketën “Covid” dhe “BXD” ishte fshehur në një dërgesë me banana dhe policia ka arrestuar dy persona. Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica. “Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviç.
Droga ishte paketuar në 1 205 pako. Kjo është sasia më e madhe që është sekuestruar në vendin fqinj.