Gazetari dhe analisti Agim Baçi i ftuar në një intervistë në studion e Panorama TV, ka komentuar sulmin e radhës të Qeverisë Rama ndaj ‘Prestige Resort’ në Golem këtë ditë pushimi të një feste zyrtare.
Arrogancë e ka quajtur gazetari këtë veprim dhe shpërfillje e vendimit të gjykatës.
“Ky është një presion i hapur, shkelje e hapur dhe një nga alarmet e mëdha, cdo kush që e sheh se është çështje vetëm e Hysenbelliu Group e ka gabim”, theksoi ai.
Agim Baçi në Panorama TV: Ky lloj sulmi në një ditë pushimi vetëm pak orë pasi është bërë publik qendrimi i DASH quhet arrogancë si për të thënë që unë do vazhdoj t’i qendroj vendimeve të mia e s’do pyes për asgjë.
Në vendimin e DASH theksohet që është shpërfillur gjyqësori dhe në një vend që qeveria sillet me pronat si padrone kemi të bëjmë me një problem jo thjesht me Hysenbelliu Group, imagjno me qytetarët, ka të bëjë me ligjin me pronën.
Isha i qartë që DASH e ka marrë një nga ato rastet kur shteti ka shpërfillur vendimet e gjyqësorit, nuk i ka pritur sic veproi sot në një ditë pushimi. Që në fillim kam ndjesinë e gjyqeve në komunizëm që pas pushkatimeve bëhej gjyqi.
Ky është një presion i hapur, shkelje e hapur dhe një nga alarmet e mëdha, cdo kush që e sheh se është çështje vetëm e Hysenbelliu Group e ka gabim, është cështje që duhet ti përkasi cdo qytetari që qeveria me arrogancë dhe kur është kritikuar nga ndërkombëtarët dhe nga SHBA, ajo sërish vepron në këtë mënyrë në këtë ditë pushimi a thua se godinat lëvizin.
Pse e shpërfilli gjyqësorin? Cili je ti si pushtet që gllabëron dhe pushtetin gjyqësor? Do të thotë që gjithë vendimet e tjera janë të paragjykuara se është cënimi i pronës, i të drejtës e kjo eshte shume e rëndë.