16:17 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sekuestrohen 1.1 ton kanabis në Karaburun, po nisej drejt Italisë, arratiset drejtuesi i gomones (VIDEO)

20:21 | 06/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 1.1 ton kanabis në Karaburun, po nisej drejt Italisë, arratiset drejtuesi i gomones (VIDEO)

 

Policia e shtetit në bashkëpunim me Guardia Di Finanza ka sekuestruar rreth 1.1 ton kanabis në Vlorë që po nisej drejt Italisë.

Më datë 05.09.2017, rreth orës 14:44, në Sallën Operative të DVKM Vlorë, ka ardhur një telefonatë për largimin nga vendbazimi të një mjeti lundrues, pa kryer procedurat e daljes në det.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, Reparti Special “Delta” dhe GdF, kanë dalë në det dhe kanë filluar kërkimin e mjetit lundrues në zonën detare Shën Jan-Kepi i Gjuhëzës, në Karaburun.

Gjatë kërkimit, në vendin e quajtur “Zhapovel” në Karaburun është konstatuar një mjet lundrues, “gomone”, i cili ecte me shpejtësi në drejtim të bregut të detit.

Në ndjekje të mjetit lundrues me një person në bord, janë vënë mjetet lundruese të Policisë Kufitare, Delta Forcë, GdF-së dhe Rojes Bregdetare.

Personi ka braktisur në breg të detit në Karaburun gomonen me një motorr “Mercury” 150 hp dhe është larguar duke përfituar edhe nga terreni i pyllëzuar në këtë zonë.

Nga toka kanë shkuar forca të tjera të Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Special “Delta”, të cilët kanë bërë krehjen e të gjithë zonës, por nuk është arritur të gjendet personi i larguar nga mjeti lundrues.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e përbashkëta janë lënë në terren gjatë gjithë kohës, për tu riorganizuar sërish në mëngjesin e datës 06.09.2017.

Në orët e para të mëngjesit të datës 06.09.2017, shërbime të përbashkëta të Policisë Kufitare Vlorë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Repartit Special “Delta”, Guardia di Finanza dhe Rojes Bregdetare kanë filluar sërish krehjen e zonës ku u gjet mjeti lundrues dhe të zonës përreth, në të cilën dyshohej se fshihej lënda narkotike që do të trafikohej me mjetin lundrues gomone.

Nga kontrolli i ushtruar në të gjithë zonën, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit” në Karaburun, midis Gjirit të Bristanit dhe Gjirit të Gramës në Karaburun, u arrit të gjendej një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, 1 110 kg, e paketuar në 54 pako të mëdha, e shpërndarë midis pemëve dhe shkurreve.

Gjithashtu në afërsi të lëndës narkotike në pyll janë gjetur dhe 5 kafshë transporti (mushka), të cilat dyshohet se janë përdorur për transportimin e lëndës narkotike nga një zonë në tjetrën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, në lidhje me mjetin lundrues dhe sasinë e lëndës narkotike të gjetur.

Nga shërbimet e përbashkëta të DVKM Vlorë, DVP Vlorë, Repartit Special “Delta” dhe Guardia di Finanza vazhdon krehja e gjithë territorit në Karaburun.

Në drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona ndërmjet tyre është marrë në pyetje edhe pronari i gomones, i cili ka deklaruar rreth personit që ka nxjerrë gomonen pa lejen e tij në det, ku vijon puna nga ana e policisë për kapjen e tij.

Vijon puna nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për zbardhjen e plotë të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. (B.H/Shuplaka)

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2028401737446187/

 

Etiketa: karaburun
Pas

Nusja e rrahu me okllai, të dyja gratë sërish në një çati edhe pas urdhrit të mbrojtjes (VIDEO)

Para

Erdogan deklaron: Turqia nuk ka hequr dorë nga objektivi për anëtarësim në BE

Para
Erdogan deklaron: Turqia nuk ka hequr dorë nga objektivi për anëtarësim në BE

Erdogan deklaron: Turqia nuk ka hequr dorë nga objektivi për anëtarësim në BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

Rezultati i ngushtë në Lezhë / Partia Demokratike kërkon rinumërim në Lezhë, Manja replikon me Celibashin: Shko numëroji ti votat

“Mbrëmje e veçantë”/ Spiropali ndan pamje nga darka e zhvilluar te Pallati i Brigadave, të pranishëm Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës

“Kuptova që duhet të ruaja identitetin tim profesional”, Linda Rama dhe jeta si gruaja e kryeministrit: Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë

“E mallëngjyer që shqiptarët i besuan Edit një mandat të katër të fortë”, Linda Rama: Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.