Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në aksin rrugor drejt Zvërnecit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1323 kilogramë lëndë narkotike.
Droga u gjet e fshehur në njërën prej mjeteve të sekuestruara, në furgonin me targë AA 822 DE, ku u gjet e ndarë në 52 paketime të fshehura në 10 çanta plastike.
Autorët e lëndës narkotike kanë braktisur mjetet sapo kanë pikasur policinë.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia sekuestron 1323 Kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, në aksin rrugor drejt Zvërnecit.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, ka pikasur dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor Triport-Zvërnec, të cilët dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike.
Menjëherë gjatë ndjekjes nga Policia, personat kanë braktisur mjetet duke përfituar nga errësira dhe janë larguar me qëllim për t’iu fshehur policisë.
Nga kontrolli i ushtruar, shërbimet kanë konstatuar mjetin tip Fuoristradë me targë AA 991 RA, i cili po tërhiqte një mjet lundrues tip Gomone me 3 motora “Mërkuri” 350 KF secili.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tjetër tip Furgon me targë AA 822 DE, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, e cila ishte e ndarë në 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Vijojnë hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1447″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]